Partitë shpenzuan afro 250 mln lekë në zgjedhjet e 25 qershorit

Zbardhen shpenzimet e partive politike në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit. Sipas raporteve të bëra publike nga KQZ, të gjitha partisë sëbashku kanë shpenzuar afro 250 milionë lekë për fushatën elektorale.

Afro 100 milionë lekë ka shpenzuar Partia Socialiste në një muaj me mitingje, shpenzime apo ambientet elektorale. Partia Demokrartike rezulton të ketë shpenzuar rreth 58 milionë lekë të reja. LSI forca e tretë, por nga një periudhë tetë vjeçare qeverisëse rezulton të ketë shpenzuar 88 milione lekë të reja, pra më shumë se forca e parë opozitare.

Ndërkaq, partitë e vogla kanë shpenzuar shuma simbolike, apo të paktën këto kanë deklaruar në KQZ. Në formularin e dorëzuar nga LIBRA, rezulton se forca e Ben Blushit ka shpenzuar vetëm 730 mijë lekë, ndërsa republikanët e Fatmir Mediut, edhe pse pjesë e listës së PD-së kanë shpenzuar 2.5 milionë lekë.

Shpenzimet e partive në fushatën e 25 qershorit

PS – 100 milionë lekë

LSI – 88 milionë lekë

PD – 58 milionë lekë

PR – 2.5 milionë lekë

LIBRA – 730 mijë lekë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne