Partizani mund Tiranën, fiton derbin e 148-të

Partizani ka fituar derbin numër 148 kundër Tiranës duke i mposhtur me rezultatin 2-1 në “Selman Stërmasi”. Një ndeshje tejet emocionuese ky derb i tretë i këtij sezoni me sulme të shumta në portat respektive.

Duhet të kalonin fare pak minuta që të regjistrohej goli i parë. Në të 13-ën do të ishte qendërmbrojtësi Renato Malota ai i cili do të gjente golin e parë në këtë ndeshje të madhe të kryeqytetit. Heshtjen do t’a sillte Olsi Teqja menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Gilman Lika. Të gjendur nën presionin e pikëve, Partizani kryen disa zëvendësime të cilat sjellin frytet e duhura.

I përhershmi Ekuban ishte ai që vulosi një aksion të bukur të skuadrës së kuqe, por edhe të të gjithë takimit. Pas golit të ganezit nuk do të kishte më ndryshim rezultati, me shifrat 2-1 do të mbyllej kjo ndeshje shumë e diskutuar. Partizani pas kësaj fitoreje afrohet me vendet e para duke përfituar edhe nga barazimi i Kukësit ndaj Laçit.

Të besuarit e Starovës renditen ne vendin e 3-të me 42 pikë, 4-ër më pak se verilindorët kryesues. Tirana me këtë humbje merr një goditje tejet te rënda. Pas braktisjes nga tifozët, disfata me Partizanin është e treta radhazi në kampionat. Bardheblutë pas javës së 22-të vazhdon të mbetet në vendin e 5-të, me 27-të pikë, po aq sa Vllaznia e vendit të 6-të. Një humbje që djeg shumë kjo edhe për tifozët pasi Tirana shkon në shifrat e 12-të takimeve pa fitore në derbi./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne