Partizani zyrtarizon “pushtimin” e “Selman Stërmasit”

Pranimi i Partizanit për të luajtur ndeshjet si pritës në stadiumin “Selman Stërmasi” solli një reagim shumë të ashpër nga ana e tifozëve bardheblu. Megjithatë vendimi i marrë prej drejtuesve nuk u tërhoq mbrapsht dhe kjo solli bojkotin e tifogrupit “Tirona Fanatics”. Ndjenja e inatit të ultrasve të Tiranës për faktin që rivali i përjetshëm do të luante në shtëpinë bardheblu duket se do të shtohet edhe më shumë. Në kuadër të takimit të vlefshëm për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës ndaj Botev Plovdivit, Partizani ka veshur me ngjyrën e kuqe sallën e konferencave të “Selman Stërmasit”. Ky veprim është diçka e pashmangshme për shkak të rregullave të UEFA-s, por megjithatë një pamje e tillë nuk i pëlqen asnjë tifozi të Tiranës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne