“Gholamali Mirzaei u largua nga Organizata Muxhahedin Khalq (MKO / MEK / PMOI) pas 30 vitesh anëtarësimi.”

Mirzaei ishte një i burgosur lufte kur u bashkua me organizatën MEK në vitin 1989. Ai ishte burgosur nga forcat irakiane gjatë ditëve të para të luftës Iran-Irak.

Pas nëntë vitesh vuajtjeje në burgjet e Sadam Hysnit, ai mashtrohet nga propaganda e rekrutuesve të MEK-ut në Irak dhe i bashkohet organizates Muxhahedin Khalq (MEK).

“Pas disa kohësh kuptova se sloganet e tyre për demokraci kishin qenë thjesht një mbulesë për gënjeshtrat, hipokrizitë dhe shtirjet e tyre”, shkruan ai në deklaratën e tij zyrtare pas largimit. “Sipas besimit fetar që kishte Merjem Raxhavi, të formoje një familje ishte një mëkat kështu që ne çdo ditë e me shumë largoheshim nga realiteti me zhargonin e kultit të ri nën emrin e Revolucionit Ideologjik”.

Mirzaei nuk u lejua kurrë të vizitonte familjen e tij në gjithë ato vite izolim në organizatën MEK dhe po ashtu edhe para kësaj periudhe kur kishte qenë i burgosur lufte në burgjet e Sadam Husenit.

Pas zhvendosjes së grupit në Shqipëri, ai arriti të sigurojë një celular dhe telefonon familjen e tij. Ishte kjo kohë kur ai kupton se familja e tij, përfshirë bashkëshorten, fëmijët dhe vëllain e tij, kishin ardhur në kampin Ashraf për ta takuar, por autoritetet e MEK-ut i kishin ndaluar ata që ta vizitonin.

Përkundër sistemit të vazhdueshëm të shpëlarjes së trurit që ka organizata MEK, ai vendosi ta linte organizatën në Shqipëri. Në një deklaratë që ai publikoi në një faqe interneti e lidhur me të larguarit e mbijetuar të organizatës MEK, ai zyrtarisht shpalli largimin e tij nga MEK./nejatngo/Gazeta Impakt

30