Pas atentatit ndaj Maduros me dronë bombë, Erdogan ruhet me raketa tokë-ajër

Badigardët e Presidentit Erdogan kanë rritur ndjeshëm sigurinë rreth tij pas atentatit me dron ndaj homologut dhe mikut të tij venezuelian, Maduro.

Sëfundmi, mediat turke kanë kapur imazhe të rojeve të tij që patrullojnë me raketahedhës tokë-ajër “stinger”, e cila është vlerësuar si një masë sigurie kundër dronëve.

Stingër është një raketë tokë-ajër që përdoret nga forcat tokësore në përballje me armikun dhe ka një precizion të lartë ndaj helikopterëve apo avionëve që fluturojnë në lartësi të vogël.

Këto raketa u bënë tmerri i sovjektikëve në fund të viteve ’80 gjatë luftimeve me muxhahedinët e Afganistanit./ albeu

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne