Pas ‘Balenës Blu’, kjo është loja e rrezikshme që po u merr jetën fëmijëve

Vetëm pak kohë më parë loja e rrezikshme ‘Balena blu’ u përhap tek shumë fëmijë, të cilët nëse pranonin ta luanin këtë lojë duhet të kalonin shumë sfida. Pikërisht si pasojë e këtyre sfidave, humbën jetën shumë adoleshentë. Mirëpo pak kohë pas kësaj loje, ka ardhur radha e kukullës ‘Momo’.

“Momo” është një sfidë që inkurajon fëmijët të shtojnë një kontakt në Whatsapp. Ky kontakt i ri do t’u dërgojë vazhdimisht imazhe të dhunshme dhe hapi i fundit i lojës përfundon me vetëvrasje. Kjo lojë u krijua pas një fotografie të një skulpture femër që qarkullonte në internet.

Kjo sfidë që ka futur në “rrjetën e saj” tashmë fëmijë në SHBA, Argjentinë, Francë, Meksikë e Gjermani, mund të lidhet me vdekjen e një 12-vjeçareje nga Argjentina.  Sipas mediave botërore 12-vjeçarja kishte postuar selfie duke bërë disa sfida përpara aktit të vetëvrasjes.

Prindërit këshillohen që të kontrollojnë vazhdimisht telefonin dhe rrjetet sociale të fëmijëve të tyre. Nëse ju vjen një njoftim nga kjo lojë e quajtur “Momo” dhe me fotografinë e kësaj kukulle, refuzojeni!

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne