Pas Brexit, Frexit? Macron paralajmëron BE-në

Rreziku i një skenari francez, të ngjashëm me atë britanik, është artikuluar edhe nga favoriti për presidencën franceze, Emmanuel Macron.

Idenë e “Frexit”-it e ka hedhur me kohë rivalja e tij, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, por tani, edhe vet kandidati i qendrës, një mbështetës i hapur i BE-së, e përmend këtë rrezik duke treguar se ai është real.Macron tha për “BBC”-në se Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës.“Unë jam një proeuropian. E kam mbështetur vazhdimisht gjatë fushatës idenë europiane, sepse besoj që është tejet e rëndësishme për popullin francez dhe për vendin që zë kombi ynë në raport me globalizimin. Problemi është se gati gjysma e Francës është e zemëruar me idenë europiane. Ne duhet t’ia vëmë veshin popullit, duhet ta marrim në konsideratë pakënaqësinë e tij. Ndaj them se mandati im do të lidhet njëkohësisht me reformimin e thellë të BE-së dhe projektit tonë europian”, tha Macron.Zgjedhësit francezë u drejtohen të dielën qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku gjenden përballë njëri-tjetrit dy fituesit e raundit të parë, Macron dhe Le Pen. Kjo e fundit po shfrytëzon ndjenjat kundër bllokut, e ka premtuar një referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne