Pas deklaratës së Izetbegoviqit se Bosnja mund të njohë Kosovën, Serbia mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë

Deklarata e anëtarit të kryesisë së Bsonjës, Bakir Izetbegoviq se Bosnja dhe Hercegovina mund ta njohë Kosovën, ka nxitur reagime të ashpra në Serbi.

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq po thotë se presidenti i Serbisë duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për 48 orë.

“Pres që presidenti i Serbisë pas deklaratave se Bosnja mund ta njohë Kosovën, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në 48 orët e ardhshme. Ky organ do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm dhe qëndrimin tonë ndaj lëvizjeve të tilla”, tha Stefanoviq, transmeton lajmi.net

Sipas ministrit serb, këto deklarata përkqeësojnë raportet ndërmjet Bosnjës dhe Serbisë.

“Nuk e di nëse ai e kupton se deklaratat e tilla komplikojnë situatën në rajon. Sidomos pas të gjitha sinjaleve ndërmjet bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, shtoi Stefanoviq.

Ndryshe, Izetbegoviq tha se ai po punon që Bosnja ta njohë shtetin e Kosovës.

“Për njohjen e Kosovës duhet konsensus në nivel të B e H. unë jam ai që ka kërkuar që të zgjidhen problemet teknike, komunikimi i njerëzve, Bosnja e Hercegovina e pëson për shkak se ka probleme të komunikimit të mallrave dhe njerëzve me Kosovën. Unë jam një gjenerator i kësaj që e shtyn, që kjo të ndodhë”, kishte thënë Izetbegoviq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne