Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar vendimin e marrë nga Parlamenti grek për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës. Sipas Bushatit, kjo marrëveshje i jep fund mosmarrveshjes mes Maqedonisë e Greqisë për çështjen e emrit.
“Vota e Kuvendit të Greqisë për Marrëveshjen e Prespës zgjidhi mosmarrëveshjen prej 27 vitesh mbi çështjen e emrit dhe hap dyert për pranimin në BE të NATO-s dhe BE. Ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën. Urime”,- shkruan Bushati.
Mësohet se marrëveshja për emrin “Maqedonia e Veriut” u miratua me 153 vota pro e 146 kundër.