Pas paralajmërimit rus, ndalet një pjesë e fluturimeve të koalicionit amerikan në Siri

Komandanti i forcave ajrore të Belgjikës bëri të ditur se pas paralajmërimit të Rusisë se do të godasë çdo objekt që fluturon mbi zonat e kontrolluara nga qeveria siriane, janë ndalur shumica e fluturimeve të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në Siri.

Siç njofton kanali televiziv RTL, gjeneral Frederich Vansin, komandant i forcave ajrore të Belgjikës, deklaroi: “Pas paralajmërimit rus, koalicioni amerikan ku marrin pjesë edhe forcat belge, ka ndalur çdo fluturim në pjesën perëndimore të lumit Eufrat në Sirinë perëndimore”. Javën e kaluar, pasi një avion amerikan F-18 rrëzoi një avion sirian të tipi Su-22, Rusia reagoi ashpër dhe paralajmëroi se sistemet antiajrore S-300 dhe S-400 të dislokuara në Siri do të godasin çdo objekt që fluturon mbi hapësirën ajrore në rajonet e kontrolluara nga qeveria e Damaskut. Gjithashtu, Moska ndërpreu çdo linjë komunikimi me forcat amerikane në Siri dhe kjo ka bërë që SHBA t’i marrë seriozisht paralajmërimet e Rusisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne