Pas Shqipërisë edhe opozita në Bullgari braktis parlamentin

Pas tri orë debatesh të fortë, më 17 shkurt, Këshilli Kombëtar i Partisë Socialiste bullgare votoi në favor të largimit të grupit të saj parlamentar nga parlamenti.

Lëvizja u propozua nga liderja e partisë, Kornelia Ninova, dhe u miratua nga Këshilli Kombëtar me 74 vota pro, 33 kundër dhe 3 abstenime.

PS vendosi disa kushte për të qëndruar në parlament, me pak në mos aspak që kishin gjasa për t’u përmbshur nga shumica në pushtet dhe partitë e tjera në parlamentin bullgar. Kushtet përfshinin ngritjen e një komisioni të ri zgjedhor, rikthimin në votimin e mëparshëm preferencial dhe një debat të ri për votimin elektronik.

Në hapjen e mbledhjes së këshillit, Ninova i befasoi anëtarët me propozimin për largimin nga parlamenti. Ajo tha se kryesia mund ta merrte vendimin, por ajo dëshironte që lëvizja të miratohej nga këshilli kombëtar. Ajo përmendi shembullin e amendamenteve të Kodit Elektoral, të miratuara pak pas mesnate pas një seance 14-orëshe më 14 shkurt.

Ninova tha se parlamenti bullgar ka një shkallë aprovimi prej 8%, duke cituar sondazhet.

Në vend të prezantimit të ligjeve të vërteta që do të përmirësonin jetën e qytetarëve bullgarë, legjislacioni është bërë “në interes të kompanive dhe oligarkëve, dhe me marrëveshje partish në prapaskenë që iu shërbejnë vetëm interesave të disa partive”.

Thirrja e Ninovës për bojkot të plotë të parlamentit është vazhdim i lëvizjeve të mëparshme të PS gjatë kësaj legjislature, kur shumica e grupit parlamentar largohej nga seancat “për konsultim me popullin”, duke lënë 20 deputetë për të marrë pjesë. Socialistët kanë 79 nga 240 vende në parlament.

Gjysmë-bojkotimet e mëparshme në shumë raste kanë bërë që parlamenti të vuante – disa herë të dështonte – në sigurimin e kuorumit për të nisur seancën e ditës.

Vendimi i Socialistëve vjen pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 26 majit dhe para zgjedhjeve lokale në vjeshtë.

Midis atyre që kundërshtuan largimin nga parlamenti ishte Sergei Stanishev, ish-kryetar i partisë për shumë kohë dhe ish-kryeministër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne