Pas shtimit të dokumenteve false greke: Shtohen edhe kontrollet kufitare për grekët në disa shtete të BE-së

Pas Gjermanisë dhe Italisë, edhe Belgjika vendos kontrollet për fluturimet hyrëse nga Greqia.

Media të ndryshme greke raportojnë për shtim kontrollesh në Bruksel për pasagjerët që hyjnë nga Greqia, të cilët duhet të rrinë në radhë për të dorëzuar pasaportat.

Mediat greke interpretojnë se këto kontrolle presupozojnë se pasagjerët grekë nuk konsiderohen si qytetarë të një vendi anëtar i zonës Shengen, por sikur të vijnë nga vende të botës së tretë.

Pas kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, edhe një deputet i partisë së tij, Giorgos Kyrtsos, ka qenë objekt kontrolli, një përvojë që e ka ndarë edhe në twitter.

“Turpërimi ynë europian vazhdon për shkak të paaftësisë së qeverisë sonë në kontrollin e prodhimit në shkallë industriale të dokumenteve false”, shkruan ai.

Edhe europarlamentarja e Syriza-s, Sofia Sakorafa ka raguar duke shkruar me ironi se “Greqia po fiton kredibilitet me kontrollet e vendosura në Bruksel”.

Për palën greke ky rikthim kontrollesh është i paligjshëm dhe thyen marrëveshjet në fuqi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne