Pas takimit me aleatët opozitarë, Basha shkon në zyrën e Berishës

Kreu i opozitës Basha e ka nisur ditën e sotme me takimi intensive. Pas takimit me aleatët e tij në opozitës, Basha ka shkuar në zyrën e ish kryeministrit Berisha.

Mësohet e Basha ka ndeshur rreth 20 minuta në zyrën e Berishës.

Ndërsa më vonë gjatë ditës së sotme pritet që Basha të takohet me zyrtarin e lartë amerikan, për të dhënë një përgjigje për pakentën McAllistër dhe për mundësinë e futjes së opozitës në zgjedhje.

Ndërkohë që zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan Yee deklaroi dje se është se partitë që nuk marrin pjesë të zgjedhje dëmtojnë veten, por është e drejta e çdo partie ta marrë këtë vendim. Gjithashtu Yee u shpreh se do t’i njohë zgjedhjet nëse vlerësohen si zgjedhje të besueshme edhe nëse disa parti nuk do të marrin pjesë.

Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e Bashës, kur ky i fundit ka thënë “jo” në negociatat e mëparshme, si dhe ëhshtë shprehur se nuk do ketë zgjedhje pa opozitën e me Ramën kryeministër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne