Pas takimit me Ramën, Basha mbledh aleatët në selinë blu

Pas takimin në Presidencë me kryeministrin Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur krerët e partive aleate në selinë e Partisë Demokratike.

Paraditen e sotme, Basha u takua me Ramën në Presidencë me ndërmjetësimin e Presidentit Bujar Nishani, i cili ishte gjitashtu i pranishëm në takimin që zgjati 3 orë.

Basha ishte i shoqëruar nga Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar të PD-së, ndërsa Rama nga Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Tryeza ka përfunduar pa një marrëveshje të mirëfilltë, por duket se dy liderët, Rama dhe Basha, kanë rëndë dakord që mund të zhvillojnë një takim tjetër mes tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne