Pas telefonave celularë, shpërthejnë edhe makinat larëse Samsung

Pasi makina larëse Samsung është parë të shpërthejë kur vepron me shpejtësi të lartë, kompania ka tërhequr 2.8 milionë lavatrice – vetëm një muaj pas zbulimit të prirjes për të shpërthyer të smartphone-it Galaxy 7 Note.

Ankesat filluan të shfaqnin shpërthimet e lavatriceve Samsung që një vit më parë, por Komisioni i Sigurisë së Konsumatorit (CPSC) njoftoi vetëm të premten se Samsung është duke tërhequr mbrapsht 2.8 milionë makina. CPSC ka pranuar 733 ankesa dhe tha se nëntë persona kanë raportuar të jenë plagosur nga shpërthimet – duke përfshirë një nofull të thyer, një shpatull të plagosur dhe një rënie.

‘Ne jemi duke folur për … një rrezik serioz të këtyre makinave larëse që janë plotësisht difektoze.’ tha kryetari i CPSC, Elliot Kaye për ABC News. ‘Ka plot raportime.’

Një grua u godit pasi kapaku i lavatrices së saj u hodh në ajër gjatë ciklit përfundimtar të shtrydhjes, duke e goditur atë aq shumë, saqë ajo përfundoi në një dollap , duke pohuar goditje në nofullën dhe kokën e saj, si dhe mavijosje në ije, sipas ABC News.

Dy gra kanë ngritur një padi në gjykatën federale në Indiana kundër kompanisë Samsung në mars.

Banorja e Indianës, Suzann Moore dhe banorja e Texasit, Michelle Soto Fielder thanë se ‘Samsung Electronics America Inc. i ka ekspozuar ato në dëmtime të paarsyeshme, dhe pa të drejtë ka marrë paratë e tyre nga shitja e lavatriçeve krejt të reja, që kanë shpërthyer dhunshëm në shtëpitë e tyre vetëm disa vite më vonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme,’ sipas Law360.

Kaye tha për ABC news se problemi ishte një dështim në dizajn, ku kapakët e njësive nuk kanë qenë të siguruar mjaftueshëm; pjesa e sipërme është krejtësisht difektoze.

Në njoftimin e tij, CPSC tha se 733 ankesat që kishte marrë, vinin nga përdorues të lavatriceve që kishin përjetuar dridhje të tepruara apo shkëputje të pjesës së sipërme nga makina larëse.

Kompania e Koresë së Jugut ka tërhequr 34 modele të ndryshme të shitura pas marsit 2011. Blerësit e 2.8 milionë makinave mund të përfitojnë riparim falas në shtëpinë e tyre, zbritje për të blerë ndonjë lavatrice të re, ose mund të marrin rimbursim të plotë.

Samsung Electronics është ende duke u përpjekur të kuptojë se pse smartphonët e tij, Galaxy 7 Note marrin flakë, tha kompania të enjten.

Në tetor, prodhuesi më i madh në botë i smartphonëve, chipe-ve të kujtesës dhe televizorave, ndaloi prodhimin në seri të Galaxy 7 Note, pasi bateritë e tij kanë filluar të marrin flakë. Rreth 2,5 milionë telefona janë tërhequr, duke fshirë përfitimin e Samsung nga celularët në tremujorin e fundit të vitit 2016. / Gazeta Impakt

Burimi: RT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne