Pas Turqisë, Azerbajxhani investitori më i madh në Mal të Zi

Mali i Zi dhe Azerbajxhani thellojnë marrëdhëniet bilaterale

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq qëndroi për vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Me ftesë të kryetarit të kuvendit nacional Oktaj Asadov, Brajoviq  në Baku u takua me personalitetet më të larta shtetërore dhe ishte një nga panelistët në hapjen e konferencës ndërkombëtare ”Roli i parlamentarizmit në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjet kulturore në rrugën e mëndafshtë”. Grupi përkrahës i “ Rrugës së mëndafshtë” tubon 22 shtete, e Mali i Zi është njëri ndër themeluesit. Media në mal të Zi i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj vizite veçmas takimit të krye parlamentarit Brajeviq me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev. Në takim janë vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mike. Alijev ka vlerësuar se shkëmbimi i vizitave në të gjitha nivelet është i një rëndësie të veçantë e këto takime duhet të avancohen edhe më shumë e ku bashkëpunimi ndër parlamentarë ka rol të veçantë. Nga ana tjetër Kryetari i parlamentit të Malit të Zi Brajeviq është ndalur në bashkëpunimin ekonomik ku sipas tij ende ka fusha veprimi veçmas kur është fjala për shkëmbimin tregtarë. Në takim është bërë fjalë veçmas për projektin kapital të Azerbajxhanit në Mal të Zi siç është kompleksi turistik “ Porto Novi”. Bashkëbiseduesit  janë pajtuar se lidhjet midis dy vendeve mund të përshpejtohen edhe me emërimin e përfaqësuesit diplomatik të Malit të Zi në Baku. Ndërkaq  në konferencën ndërkombëtare Brajeviq ka deklaruar se jetojmë në epokën e digjitalizimit kur lehtë mund të vihet deri tek informacioni por qëllimi ynë i përbashkët është vendosja e dialogut  dhe komunikim sa më i lehtë në të gjitha llojet e infrastrukturës dhe logjistikës. Ai tërhoqi vëmendjen për domosdoshmërinë e vendosjes se lidhjeve sa më të fuqishme lindje- perëndim. Përndryshe Azerbajxhani pas Turqisë është investitori më i madh në Mal të Zi.

Së shpejti linje e re ajrore Baku–Tivat

Mali i Zi dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për vendosjen e linjës direkt ajrore Tivat–Baku. Duke filluar nga data 5 qershor e deri me 13 shtator kompania “ Pasha Holidays” do të organizoj fluturime çarter nga Baku për në aeroportin e Tivatit në Mal të Zi. Sipas kompetentëve kjo do t’i shërbej lidhjeve më të mira midis dy shteteve dhe afirmimit të ofertës turistike. Përndryshe Mali i Zi me këtë rast ka mundësuar regjimin pa viza për shtetasit e Azerbajxhanit. Të theksojmë së Azerbejxhani është duke realizuar njërin nga investimet më të mëdha në Mal të Zi që është ndërtimi i një resorti turistik në Portonovi në Kumbor e po ashtu ndërtimi i hotelit “ One&Only” nga rrjeti më i  njohur hotelierë në botë.

Medreseja “Mehmet Fatih“, e para dhe e vetmja shkollë fetare e financuar nga qeveria

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për financimin e shkollës së mesme fetare “Mehmet Fatih” në Podgoricë. Me këtë rast kjo medrese do të jete e para shkolle e licencuar fetare e cila do të financohet nga buxheti i Ministrisë së arsimit. Sipas kontratës së nënshkruar nga drejtori i medresesë Fuad Çekiq dhe ministrit të arsimit Damir Shehoviq,  kjo medrese do të marrë nga fondi buxhetor i qeverisë 500.000 euro te ndara në ç’do muaj. Përndryshe kjo medrese e cila ndodhet në Tuz realizon plan programin adekuat  mësimorë në baze të ligjeve të arsimit të përgjithshëm në Mal të Zi, andaj edhe ka marrë pëlqimin që të jetë pjese e buxhetit qeveritarë. Nga Qeveria e Malit të Zi kanë theksuar se kështu do të vazhdoj financimi i të gjitha shkollave të licencuara në mënyrë që ti ndalet hovi punës së shkollave të pa licencuara të cilat punojnë kundër ligjit dhe sistemit vlefshëm arsimorë të republikës.

Aktivitete kulturore për festën e “Sulltan Nevruzit”

Me rastin e festës ne Nevruzit  e cila simbolizon ardhjen e pranverës, Instituti Yunus Emre në Podgoricë dhe Qendra kulturore ekonomike e Azerbajxhanit organizojnë koncert me muzikë dhe lojëra popullore. Adhuruesve të këngës dhe valleve në Mali i Zi do ti prezantohet ansambli Ministrisë së Kulturës dhe turizmit i Turqisë nga Ankaraja./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne