Pas vizitës së Erdoganit, Çadi riemëron rrugën e ambasadës amerikane me emrin ‘Rruga e Stambollit’

Çadi e ka pritur me nderim të madh vizitën e Presidentit Erdogan. Respekti ndaj ketij lideri u tregua sidomos kur Çadi i vendosi emrin e qytetit të Stambollit rrugës në të cilën ndodhet Ambasada Amerikane në kryeqytetin Ndjamena, menjëherë pas vizitës në vend të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Rruga e quajtur më parë State Street, u riemërua në një ceremoni ku morën pjesë kryebashkiaku i kryeqytetit Mariam Jouma dhe ambasadori turk Sabri Ergen.

“U kënaqa shumë që një emërtim turk iu dha për herë të parë një rruge në kryeqytetin Ndjamena,” tha ambasadori Ergen.

Vizita një ditore e Presidentit Turk Erdogan në fillim të kësaj jave në Çad ishte pjesë e një turneu në Afrikë që përfshiu Sudanin dhe Tunizinë./hurriyet/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne