Pas zjarrit masiv në Greqi, Britania pushtohet nga flakët

Shteti britanik është vënë në alarm pasi shumë zona të vendit janë përfshirë nga flakët. Zonat e prekura nga flakët janë  Wellsi, Hampshire, Dorset si dhe në Hertfordshire. Deri në orët e tanishme fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar nga zjarri. Zjarrfikësit po tentojnë të mbajnë situatën nën kontroll.

Këto ditë Britania po përjeton një ndër kohët më të nxehta, ku termometri shënon rreth 37 gradë. Ndërkohë që shumë linja të trenave këshilluan pasagjerët të shmangin udhëtimin.

Disa zyra do të mbyllen herët për shkak të nxehtësisë intensive – dhe shoferët u paralajmëruan për përmbytje të forta gjatë pasdites. Vetëm pak ditë më parë Greqi u pushtua nga një zjarr masiv dhe deri tani janë raportuar 85 viktima.

Burimi: Shqitarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne