Pashkët/Të krishterë e muslimanë, bashkë kundër LGBT-së në shkolla: janë kancer!

Duke shfrytëzuar kremtimin e Pashkëve, krerë të bashkësive fetare në Shkodër kanë përçuar mesazhin që anëtarë të komunitetit LGBT nuk kanë punë në shkolla

Imami i Shkodrës, Muhamed Sytari nuk u kursye as t’i krahasojë me kancerin.

Besoj se nuk është e ndershme që të na kushtëzohet për të deviju nga tabani jonë për interesa të ngushta të grupeve të caktuara. Refuzojmë çdo thirrje për të prishur atë që Zoti ka urdhëruar. Jemi të pritur maksimalisht për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë këtë që kemi të shenjtë; harmoninë, vlerat, familjen.

Kanceri nuk mund të pranohet si vlerë dhe si diçka e çmueshme. Atë që Zoti e ka mallkuar, nuk mundet që asnjë njeri apo shenjtan të ngrejë si vlerë. Të çthurrurit nuk mund të jenë kurrë vlerë”, tha myftiu Sytari.

E nga ana tjetër, At Nikolla nga bashkësia ortodokse, tha se për ta edhe kisha është e ndaluar:

“Ne kemi bërë shumë takime të përbashkëta për sa i përket vlerave të familjes. Kisha ortodokse do të proklamojë familjen si e shenjtë. Po na proklamohet diçka që për ne është si antivlerë. Ne do të vazhdojmë të proklamojmë familjen si bazën e shoqërisë. Unë besoj se në kishë nuk do të jenë asnjëherë”, tha kleriku ortodoks.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne