Pastori zionist izraelit, Hanan Lokes, zhvilloi në Shqipëri një vizitë historike, pasi u bë i pari pastor i ardhur nga “Toka e pushtuar e Izraelit” që mban shërbesa në Shqipëri të organizuara nga Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit në Tiranë.

President dhe drejtor ekzekutiv i Aleancës çifute mesianike të Izraelit dhe një nga pastorët (pleqtë) e një kongregacioni mesianik në Haifa, Izrael, pastori Hanan Lokes mbajti shërbesa në Tiranë, Vlorë, Divjakë, Burrel, Novoselë si dhe në zonën e njohur si Instituti në Kamëz ku evangjelizoi nje grup arrixhijshe.

Myslimani i konvertuar ne protestant Gentjan Dervishaj i cili i sheh çifutet si njerez te shenjte u mahnit nga Hanani dhe tha qe: “Nuk mbahet mend prej qindra vjetësh që në Shqipëri të ketë ardhur një Pastor nga Izraeli, një Jude Mesianik, një izraelit i vërtetë, një dishepull qe i beson Jezusit si Mesian e Izraelit. Nuk mbahet mend qe nga kohet biblike apostolike, të kemi pasur një shërbyes të ungjillit nga ‘Toka e premtuar’, nga Izrael. Që prej vitit 57 pas Krishtit, që nga koha të kishës së pare në Jerusalem, që nga ajo kohe nuk kemi patur misionar të ungjillit nga Izraeli. Për këto arsye, kjo është një vizitë historike në Shqipëri”, tha Gentjan Dervishaj për median izraelite, Izraelisot.com.

Gentjani i cili e sheh vitin e Skenderbeut te qeverise se Erion Velise dhe Edi Rames si nje vit evangjelizimi biblik dhe konvertimit te muslimaneve ne te krishtere u shpreh e tha: “Në një vit historik për Shqipërinë, ku kujtohet 550-vjetori i Skënderbeut dhe 70-vjetori i themelimi të Shtetit të Izraelit, erdhi  Pastor Hanan Lokes dhe vizitoi Tiranën, ku mbajti një shërbesë në një nga sallat e Muzeut Historikë Kombëtar, si dhe qytete te tjera si Burreli, Divjaka, Vlora, si dhe pati takime të veçanta në Novoselë dhe Institut në Kamëz. Pastori Hanan Lokes vajosi si sherbyes të ungjillit të Krishtit 3 pastorë të rinj të Kishës Ungjillore ‘Rreze Drite’ Tiranë”.

Pastori Gentjan Dervishaj, i cili dekoroi misionarin Zionist me stemen e kryqtarit Skenderbe i dha Pastorit 70-vjeçar Hanan Lokes edhe një certifikatë mirënjohje për shërbesën e tij ndërkohë që dhe iu dhurua edhe stema zyrtare i “Vitit të Skënderbeut” në ceremonine qe u mbajt per kete event ne Muzeun  Historik Kombëtar në Tiranë.

“Pastori Hanan predikoi lajmin e mirë, Ungjillin e Perëndisë duke vendosur një mësim të mirë për Izraelin, Kishën & Judenjte Mesianik dhe Kombet dhe rolin e tyre në planin e Zotit për shpëtimin e njeriut dhe faljen e mëkateve ne emrin e Jezus Krishtit, si qengji i kurbanit i Perëndisë që heq mëkatin e Izraelit dhe të botës”, tha ish-myslimani Dervishaj qe tani beson ne Shpirtin e Shenjte.

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit – The International Christian Embassy Jerusalem, ICEJ  – është themeluar në vitin 1980, si një akt mbështetjeje dhe solidariteti me pushtimet Izraelit dhe zionistet qe kane pushtuar Jerusalemin.

Ish-myslimani Dervishaj, themelues edhe i Kishës Ungjillore “Rreze Drite”, tregon qe nga zyrat e saj qendrore në Jerusalem, ICEJ, ka mundur të jetë prezente me aktivitetet e saj në 170 vende në gjithë botën, ndërkohë që ka degë të saj në mbi 90 kombe, përfshirë edhe Shqipërinë ku ajo eshte aktive ne konvertimin e myslimaneve per ne evangjeliste.

Dervishaj i cili beson ne mrekullite e Shpirtit te SHenjte beson se edhe Shqipëria, apo Iliria e dikurshme eshte e lidhur me Tokën e Shenjtë. Dervishi qe tanime eshte prift tha:

“Iliria, si një vend ku është predikuar ungjilli i Krishtit, përmendet në Bibël në letrën drejtuar romakëve, të shkruar nga apostulli Pal. Në letrën e Romakëve 15:19-20 lexojmë : “…me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jerusalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetrit”.

Pastori Hanan Lokes, i cili është lindur në  pranverën e vitit 1948, në të njëjtën kohë kur u themelua shteti okupator i Izraelit ka punuar për qeverinë izraelite për rreth 30 vjet. Dhe pasi ka dale ne pension tani ai merret me kohe te plote me sherbesa per te konvertuar njerez sikur Gentjan Dervishi apo Lali Eri per ne te krishtere zioniste, qe besojne se izraelitet jane popull i zgjedhur i Perendise.

Pastor Hanani, i cili sillet sikur apostulli Pal u ndal ne Tirane ku u takua me grupe arrixhijshe dhe gaxhijshe, te cileve u shprehu mesazhet e tija. Ai zhvilloi edhe takim miqësor me Rabinin e Shqipërisë, Yisroel Finman. Githashtu, ai pati një takim të perzemërte me zëvendësambasadorin e Izraelit ne Shqiperi, Yuvale Fischer, si dhe Kreun e Vëllazerise Ungjillore të Shqipërisë ish-myslimanin e bere pastor Ylli Doçi dhe me Sekretarin e Pergjithshem Pastor Ergest Biti.

Gentain Dervishaj i cili u superinspirua nga ky takim pas kesaj deklaroi:

“Pas kësaj vizite historike të pastor Hanan Lokes, ne besojmë se është Koha që Kisha Shqiptare dhe populli shqiptar të lidhet me Izraelin, me popullin dhe vendin e Perëndisë,  me vendin e Biblës”. Arrixhijte e Kamzes te cilet u preken nga fryma e shenjte, ishin ne nje mendje me ish-myslimanin Dervishaj dhe i kerkuan misionarit izraelit qe tu siguronte ndonje vend pune ne Izrael meqe Gjermani nuk i mbante me refugjatet e Shqiperise. Por mesa duket pastori izraelit u mjaftua vetem me dhenien e Frymes se Shenjte grupit te arrixhijve dhe myslimaneve qe e ndiqnin nga pas.

89