Pastrimi masiv i parave përmes “donacioneve” të pushtetit, disa nga bizneset ekskluzive që qeveria i ka dhënë Samir Manes

Plazhi i Dhërmiut

Me një vendim që mban datën 1 gusht të 2012, qeveria  Berisha i dha me koncesion Samir Manes plazhin e Dhëmiut dhe Plazhin e Perivollit, duke diktuar paraprakisht kompaninë e tij si fituese. Si subjekt kontraktues për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonat plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll, Këshilli i Ministrave ka përzgjedhur kompaninë “Eurokontakt”, sh.p.k. Kompania e  “Eurokontakt”, sh.p.k. është pjesë e bashkimit  të kompanive “Neptun” sh.p.k dhe “AE distribution” në pronësi të grupit “Balfin” të kontrolluar nga Samir Mane.

Monopoli i mbledhjes së borxheve

Qeveria i ka dhënë ekskluzivitet disa  kompanive për të mbledhur borxhet edhe në institucione shtetërore, ku kompanitë mund të mbajnë një komision të majmë. Dy prej kompanive më aktive dhe përfituese janë pjesë e grupit “Balfin” të drejtuar nga Samir Mane.

Monopoli i pullave fiskale

Është një biznes monopol që mundëson prodhimin e pullave fiskale në Shqipëri , biznes me një fitim neto të përllogaritur në 15 milion euro në vit. Kompania përfituese dyshohet se është kompani nën kontrollin e Samir Manes.

Grupi më i madh në vend, Balfin, pas interesave në tregti me pakicë, pasuri të paluajtshme, supermarket, bujqësi, veshje, etj., ka hyrë ndërkohë edhe në segmentin e distribucionit të pajisjeve të informatikës (IT). Balfin ka blerë 49% të kuotave të kompanisë ITD, që ishin të zotëruara nga “Investment Joti – Infosoft Group”, me kontributin në para 36.750.000 lekë dhe kanë ndryshuar të dhënat për “Investment Joti – Infosoft Group” ku vlera e Kontributit nga 66.000.000 lekë u bë 29.250.000 lekë dhe përqindja e kapitalit nga 88% u ul në 39%.

IDT sh.p.k. është krijuar në vitin 1996 dhe ka si objekt të aktivitetit tregtim pajisjesh kompjuterike, softëare dhe hardëare dhe pajisje zyrash, si dhe shërbime të tjera. Ai është pjesë e grupit Joti- Infosoft. Për vitin 2016, të ardhurat e kompanisë ishin 2.57 miliardë lekë, apo rreth 19 milionë euro, me një rënie prej 1.3% me bazë vjetore. Fitimi i ITD para tatimit ishte 109 milionë lekë, nga 112 milionë lekë vitin e mëparshëm. Sipas faqes së internetit të grupit Infosoft, ITD ka 20 vite përvojë në distribucionin e produkteve IT. ITD tashmë është distributor i autorizuar i Microsoft, Heëlett- Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung dhe shumë kompanive të mëdha globale.

Balfin Group është tashmë grupi më i madh në Shqipëri, me aktivitet në fushën e tregtisë me pakicë, zinxhirit të supermarketeve Spar, pasurive të paluajtshme e turizmit, kromit, veshjeve etj. Për vitin 2015, të ardhurat e grupit në Shqipëri e jashtë ishin rreth 350 milionë euro, ndërsa numëron rreth 3 mijë të punësuar. Tri kompanitë më të mëdha të grupit janë Albchrome, me xhiro rreth 53 milionë euro në vitin 2015, NEPTUN, me të ardhura 42 milionë euro dhe Mane TCI, me xhiro rreth 12 milionë euro.

Po, ai ka hyrë edhe në sigurime. 90% e aksioneve të shoqërisë së sigurimeve “INSIG Jetë” tashmë do të zotërohen nga dy sipërmarrës Samir Mane (45%) dhe Shefqet Kastrati (45%), ndërsa 10% e aksioneve do t’i mbeten në pronësi shoqërisë Eurosig (si aksionerja e vetme aktualisht). Eurosig bleu në maj të vitit 2016 dy licencat e INSIG, jetë dhe jo-jetë, pasi fitoi tenderin e shpallur nga qeveria, që deri në atë kohë ishte pronare e INSIG.

Balfin Group ka zgjeruar investimet edhe në sektorin e bujqësisë nëpërmjet blerjes së kompanisë Agro Con me aktivitet në fushën e Bujqësisë. Agro Con ka në zotërim një fermë prej rreth 30 hektarësh në zonën me prodhuese të vendit në Krutje të Lushnjës. Agro Con është regjistruar në QKR në vitin 2013 dhe raportoi një xhiro rreth 500 mijë euro më 2014. Kompania ka raportuar humbje me rreth 1,4 milionë lekë më 2014 sipas të dhënave të bilancit në QKR.

Pak kohë më parë Balfin njoftoi se së bashku me partnerët, ka filluar edhe një investim në bujqësi prej 6 milionë eurosh për ndërtimin e serave me synim tregun europian, në një strategji për të diversifikuar aktivitetin.

Ndërkohë, investimi i madh i Manes tanimë po merr tjetër drejtim: turizmin.

Projekti turistik “Green Coast” vlera e të cilit llogaritet në rreth 52 milionë euro do të klasifikohet si investim strategjik. Vendimi i marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes pritet të zbardhet. Investitori është sërish Balfin Group, i cili do të bëjë edhe zhvillimin dhe zbatimin e këtij projekti.

Bëhet fjalë për një resort turistik elitar me vila dykatëshe, në Draleo-Bashkia Himarë, dhe që pritet të punësojë rreth 500 veta.

Po ky grup parashikon edhe realizimin e një tjetër investimi të madh, që pritet të marrë gjithashtu statusin e investimit strategjik, po në turizëm, që do të jetë në Hamallaj (Gjiri i Lalëzit) ku planifikohet krijimi i një kompleksi turistik rekreativ të standardeve të larta me vlerë 26 milionë euro.

Në total qeveria shqiptare ka identifikuar katër investime strategjike, tre në turizëm dhe një në bujqësi që llogarisin vlerën 116 milionë euro.

Çfarë përfiton investitori strategjik

Paketa legjislative përcakton sektorët si dhe nënsektorët përkatës, të ekonomisë, të identifikuar strategjikë, si dhe parashikon procedurat e posaçme administrative favorizuese, lehtësuese ose përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve strategjikë.

Kriteret kryesore për cilësimin e një investimi, në sektorët/nënsektorët e sipërpërmendur, si strategjik janë dy. Konkretisht, interesi publik që bart një investim, si dhe kriteri financiar.

Interesi publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik vlerësohet, ndër të tjera, sipas vlerës së investimit, kohës së realizimit, produktivitetit dhe vlerës së shtuar të tij, hapjes së vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik rajonal dhe lokal, ofrimit të teknologjive të reja për rritjen e konkurrencës dhe efektivitetit të investimit, mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit, etj.

Kriteri financiar, sipas sektorit strategjik ku realizohet investimi, apo statusit të tij, varion nga një vlerë investimi e barabartë me, ose më e madhe se 1 (një) milion euro deri në një vlerë të barabartë me, ose më e madhe se 50 (pesëdhjetë) milionë euro.

Pas projektit me vlerë 52 milionë euro për ndërtimin e një resorti turistik elitar, “Green Coast” i Balfin Group ka fituar të drejtën për të ndërtuar shëtitoren e Himarës. Vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili në mbledhjen e fundit ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin “Lungomare”, në plazhin e Dhraleos, Bashkia e Himarës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k. Ky është një investim, i cili do të realizohet me fondet e shtetit dhe më shumë detaje do të mësohen me zbardhjen e vendimit nga KKT-ja.

Ndërkohë plani vendor i Bashkisë së Himarës parashikon rikualifikim urban të zonës bregdetare të Dhërmiut. Zona do të ruajë karakterin natyror, të hapur për një numër të kufizuar të resorteve , të mirintegruara me topografinë dhe strukturën e thatë të peizazhit pranë deltës së Rrugës së Bardhë, e cila është monumenti kryesor natyror i zonës. Drimadhe parashikohet të jetë pikë qendrore e ekonomisë të lirë, jetës argëtuese e natës dhe sporteve të ujit. Shëtitorja e Dhërmiut do të mundësojë krijimin e një segmenti të rëndësishëm shëtitoreje dhe grumbullime njerëzish, që aktualisht është një mungesë e ndjeshme në Dhërmi. Është konceptuar të realizohet si fillim në orientimin jugor gjatë bregut të Dhërmiut nga aksesi kryesor i tij. Shëtitorja do të fillojë atje ku sot është aksesi kryesor i Dhërmiut nga rruga e bregdetit me një shesh publik i formuar fizikisht me objekte ekzistuese dhe të reja hotelerie dhe shërbimesh. Vazhdon drejt jugut me një seksion bazë prej 12 metrash dhe zgjerohet në vende të caktuara në trajtën e shesheve publike në varësi të relievit ekzistues, etj.

Po ka edhe më, tregu financiar. Grupi Balfin do të ofrojë për herë të parë instrumente financiare afatshkurtër (dëftesa tregtare borxhi), me interes 2 pikë përqindjeje më të lartë se bonot e thesarit të qeverisë. First Investment Bank është banka kujdestare dhe agjenti, që do të kryejë mbledhjen dhe pagesën e fondeve. BKT ka blerë dëftesat e para me vlerë 70 milionë lekë. Ashtu si qeveria emeton bono thesari apo obligacione për të mbuluar nevojat e saj për likuiditet, edhe kompanitë private në Shqipëri kanë filluar të emetojnë dëftesat e tyre tregtare të borxhit. Grupi Balfin, më i madhi në vend, do të ofrojë për herë të parë instrumente financiare afatshkurtër, çka nënkupton se grupi do të japë premtim për pagesa afatshkurtra, ndërsa blerësi do të marrë në momentin e maturimit paratë e investuara dhe një interes që është 2 pikë përqindjeje më i lartë se ai i bonove të thesarit (aktualisht interesat e bonove 12-mujore janë 1.2%; 6-mujore 0.95% dhe 3-mujore 0.9%). Strategjia është që Balfin të lëshojë instrumente borxhi afatgjatë dhe në një të ardhme të afërt të listohet edhe në bursë, ku do të ketë mundësi edhe më të mëdha për sigurimin e mjeteve alternative jo vetëm të financimit, por edhe të investimit. Më të mundshëm grupi shikon listimin në një bursë rajonale. Grupi Balfin kishte një xhiro vjetore rreth 500 milionë euro në 2015-n, me investime në mbi 10 vende të botës.

Sa u përket pallateve të tjera, informacione të pakonfirmuara ende tregojnë se një kullë 44 katëshe po planifikohet të ndërtohet aty ku sot janë lodrat e Rrugës së Elbasanit. Ndërtimi i kullës do të realizohet nëpërmjet ligjit PPP, pra me koncension. Kompania përfituese është ‘DownTown1’, pronarë të së cilës rezultojnë Samir Mane, Shefqet Kastrati dhe Nikolin Jaka. Konfigurimi i aksionarëve  të kompanisë ‘DoënToën1’ rezulton si më poshtë: 35% të aksioneve i zotëron kompania ‘BFI Invest’, filial i grupit ‘Balfin’, në pronësi të Samir Manes. 35% të aksioneve i zotëron ‘Kastrati’, në pronësi të Shefqet Kastratit. 30% të aksioneve i zotëron kompania ‘Diagonal P&Z’ në pronësi të Nikolin Jakës.

Nga e gjithë kjo, sërish të bën përshtypje fakti i konfidencialitetit. Një person që nuk ka frikë të deklarojë se është më i pasuri në Shqipëri, pse vallë mban të fshehta projektet e tij, apo e mbulon emrin e tij nëpër investime duke bërë lloj lloj akrobacish me rrogëtarë të tij apo deri të huaj që regjistrohen në parajsat fiskale. Kjo të bën të mendosh se ajo çka ai deklaron nuk është e vërteta lidhur me pasurinë e tij.

Por e vërteta duhet të fshihet nën petka të trasha që të mos zbulohet pastrimi i parave. Ndryshe, pse duhet të shkojë deri në Ishuj Virxhin, matanë oqeanit?!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne