Patrulla e Nju Jourkut që mbron muslimanët bëhet objekt i sulmeve islamofobe dhe raciste

Patrulla muslimanësh të Nju Jorkut, të cilët janë në përgatitje e sipër për të operuar në lagjen Brooklyn, janë bërë objekt i sulmeve raciste dhe gjuhës së urrejtjes online prej mbështetësve të ekstremit të djathtë në SHBA, njoftoi të martën the Independent.

Grupet e patrullave për shërbimet në komunitetin musliman amerikan do të ofrojnë vullnetarisht shërbime përkthimesh, do të shpjegojnë ngjyrimet kulturore, do të raportojnë aktivitetet e dyshimta, aksidentet në trafik dhe madje do të ndihmojnë edhe në kërkimet për personat e zhdukur.

Sjellja armiqësore ndaj tyre u përshkallëzua kur një faqeje kanadeze e ekstremit të djathtë, Rebel Media, përhapi në YouTube lajme të rreme rreth myslimanëve të qytetit të Nju Jorkut ku thoshte, “Nëse në Nju Jork ka feministë, këta janë personat që duhet të shqetësohen”.


Vullnetarët muslimanë kanë si plan që në Bruklin të punojnë me turne, kryesisht pranë xhamive, autobusëve dhe stacioneve të metrosë ku ka popullsi të madhe muslimane.

Udhëheqësit e komunitetit thanë se grupi është i vetëfinancuar dhe për blerjen e makinave dhe uniformave blu të marinës për anëtarët ka përdorur donacionet.

Patrullat punojnë në koordinim me policinë, megjithate nuk drejtohen apo sanksionohen nga departamenti i policisë.

Sipas raportit vjetor të departamentit të policisë, vitin e kaluar u raportuan në zonë të paktën 14 raste paragjykimesh anti-muslimane./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne