Pavarësisht izolimit, Kosova me aktivitete të ndryshme shënon Ditën e Evropës

Republika e Kosovës do të shënoj sot Ditën e Evropës me një numër aktivitete edukative dhe kulturore në mbarë vendin.

Qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll, streetball, përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme.

Si pjesë e festimeve të Ditës së Evropës, BE-ja në Kosovë do të japë për herë të dytë çmimin e vet “Evropian i vitit”, për të vlerësuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.

Të nominuarit për çmimin e vitit 2017 janë: Erzen Shkololli, artist dhe kurator, Baleti i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Çmimi do të prezantohet nga Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së dhe nga Majlinda Kelmendi, Kampionja Olimpike, Botërore dhe Evropiane e Xhudos dhe fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”.

Programi ёshtё pregaditur nё bashkёpunim me shtetet anёtare tё BE-sё, Misionin e EULEX-it, Ministrinё pёr Integrime Evropiane, Kuvendin e Kosovёs, komunёn e Prishtinёs dhe tё Mitrovicёs sё veriut si dhe partnerёt nga shoqёria civile.

Edhe Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në partneritet me Muzeun Kombëtar të Kosovës është duke organizuar një aktivitet mobil për të rinjtë me rastin e Ditës së Evropës, me 9 Maj 2017.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne