Pazaret për kokainën, ky është shefi i policisë i denoncuar në ‘Fiks Fare’

Top Channel në emisionin e tij investigativ Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në radhët e policisë së shtetit. Një shef policie bën pazar për një marrëveshje prej 30 mijë eurosh me një qytetar. Në këmbim të parave zyrtari i policisë ofron drogë.

Oficeri i Policisë së Shtetit u filmua me zë dhe figurë teksa bën pazare për të trafikuar 200 gramë kokainë.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një denoncim nga një 40-vjeçar nga Poliçani, i cili kishte probleme pronësie me oficerin e policisë, Julian Balliu, me bordero shef sektori për sigurinë rrugore në Shkodër dhe i komanduar në Tiranë.

Denoncuesi thotë se i ka paguar 30 mijë euro familjes së oficerit për një truall dhe nxjerrjen e lejes për ndërtimin e një karburanti në fshatin Mbrakull. Leja rezultoi se kishte probleme dhe nga viti 2013 deri në 2018, oficeri nuk i kishte kthyer lekët mbrapsht.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, Fiks Fare dokumentoi se shefi i policisë i thotë denoncuesit se nuk i ka lekët dhe në këmbim i premtoi 200 gramë kokainë, të cilën do e merrte në Itali.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne