PD bën lëvizjen e rradhës për çështjen ‘Tahiri’, ngre komision hetimor për aktet e Kuvendit

Demokratet duket se nuk do t’i ndahet çështjes ‘Tahiri’. Pritet që ata të miratojnë në mbledhjen e grupit të PD-së kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë, si dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.

Komisioni hetimor “Tahiri” do të ketë si objekt disa çështje, por tre më kryesoret janë verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit. E dyta, veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

Dhe e treta ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne