PD reagon pas letrës së KE për çështjen e Teatrit Kombëtar

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar pas publikimit të letrës së Komisionit Europian për çështjen e Teatrit të ri Kombëtar. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat thotë se ligji për Teatrin shmang garën e hapur, dhe “i fal 205 milionë Euro kompanisë se dy Lalëve”.

“BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve.
BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian.

Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon”, shkruan Genc Pollo.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne