PD thirrje zyrtare për bashkëqeverisje me socialistët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho është zëri i tretë në këtë forcë politike që kërkon të bashkëqeverisë me kryeministrin Rama.

Të enjten e kaluar kreu i PD, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, i “shtriu” dorën kryeministrit Rama për të bashkëqeverisur. Basha tha se “Duhet bashkim kombëtar”, kërkesë kjo e drejtpërdrejtë që të jetë pjesë e qeverisë.

Më pas ishte edhe deputeti demokrat Tritan Shehu i cili në emisionin “Java” në TVSH, kërkoi qeveri me bazë të gjerë.

Tashmë, kjo është kërkuar edhe Edmond Spaho, i cili është zëri i tretë në PD, i cili kërkon bashkëqeverisje me socialistët.

Në një intervistë për një të përditshme ka deklaruar “Beteja jonë është për një qeverisje që të garantojë zgjedhje të lira.

Nuk është fjala për ti dhënë pushtet Partisë Demokratike, por të kemi një qeverisje qoftë edhe të majtë por që garanton qeveri normale dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Ramën nuk ka zgjehdje të lira.”

Paaftësia e Lulzim Bashës për të ngritur pakënaqësinë popullore për të forcuar opozitën ka çuar PD-në ti lutet Ramës ta marrë në qeveri, apo më keq akoma ti japë ca ministra sa për zgjedhjet, dhe ta çojë në humbje si ato të vitit 2017.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne