PD voton për herë të parë një kandidat të PPE për President të KE

Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisonit Europian.

Votën e opozitës shqiptare në familjen e qendrës së djathtë Europiane e zbuloi në twitter Lulzim Basha, i cili po merr pjesë në Kongresin e PPE në Helsinki. 4 votat e PD, kur të votohet të enjten, janë për gjermanin, Manfred Weber.

Twitteri i plotë i Lulzim Bashës:

“Në Asamblenë Politike të PPE #EPPHelsinki miratuam kandidaturat e Weber dhe Stubb. Nesër #EPPCongress debati dhe të enjten zgjedhim kandidatin e PPE për President të Komisionit Europian. Si anëtare me të drejtë vote, 4 votat e PD janë për @ManfredWeber e simotrës mike CDU/CSU.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne