Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar disa video xhirime ku shihen disa lëvizje të dyshimta të transportimit të votave nëpër qendra të votimit në Prizren.

Ata thonë se ka dyshime të bazuar se këto pamje tregojnë që Vetëvendosje ka manipuluar në zgjedhjet lokale në Prizren.

Sipas Blerand Stavilecit nga PDK-ja, në pamje shihen persona të paautorizuar teksa bartin kuti votimi.

PDK thonë se përveç bartjes së votave në mënyrë të dyshimtë, në Prizren ka pasur edhe presion, vjedhje votash me trenin bullgar, e po ashtu me gabime në procese të numërimit.

Gjithashtu PDK-ja thotë se këto video tregojnë se vendimi i qytetarit është dëmtuar.

Duke thënë se kërkesa për rinumërim ishte legjitime, Stavileci ka thënë se do të tregojnë të gjitha detajet e, siç ai e ka quajtur, manipulimit në Prizren.

Ndryshe, Vetëvendosje arriti të dalë e para në Prizren me një diferencë të ngushtë të votave. Madje PDK-ja ishte duke avancuar deri në fund, por rezultati u përmbys në orët e fundit të ditës, në të cilën kohë PDK-ja po dyshon se pati manipulime më të mëdha.

11