Pedagog në Tiranë dhe trafikant droge, ja kush është i arrestuari për llogari të Interpolit

I arrestuari i sotëm nga policia, i kërkuar nga Intrepoli, për llogari të drejtësisë italiane, ku ishte dënuar me burg për trafik droge është Doktor Shkencash, pedagog te fakulteti i Ekonomise ne Tirane.

shoraj

Shoraj, pavarësisht faktit se ka qenë një person në kerkim dhe i denuar me 4 vite burg ne Itali jepte mesim ne auditore.

Nderkohe qe ne faqen e vet personale, ka nje CV shume te pasur sa i takon formimit te tij akademik dhe profesional.

Arrestimi Seksioni i Forcës së Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kapi dhe arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Shoraj gjate arrestimit
Shoraj gjate arrestimit

– Dritan Shoraj, 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.   Manjani: Anetar i Akademisë së Europës Nderkohe qe ish-ministri i Drejtesise, ka reaguar pas ketij lajmi, duke e quajtur nje lajm ne te cilin vlen te ndalesh. Postimi i Manjanit Një lajm që ja vlen të ndalemi pak. Sot u njoftua arrestimi i një të kërkuari nga Interpol Italia. Personi quhet Dritan Shoraj dhe është dënuar në Itali për trafik droge. Duke kërkuar ndjesë për ndonjë mospërputhje eventuale, nga kërkimi që bëra në google del se: 1. Dritan Shoraj është doktor i shkencave ekonomike dhe pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. 2. Dritan Shoraj është anëtar e Akademisë së Europës dhe ka bërë disa shkrime aty. 3. Pedagogu Dritan Shoraj, ka ndërprerë një orë mësimi dhe ka goditur studentët për motive politike. 4. Dritan Shoraj është she konsulent financiar në disa projekte të BE-së… Të jetë vallë ky Dritani që është arrestuar sot?!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne