Pedagogu i arrestuar ne Malajzi, flasin prinderit: 99% i eshte ngritur kurth!

Prindërit e pedagogut Klodian Zaimaj, i arrestuar në Malajzi për terrorizëm, kanë rrëfyer mes lotësh për Report Tv përjetimin mbi arrestimin e të birit, lajm që po bën bujë në media prej dy ditësh. Ata kanë refuzuar që ngjarja të jetë e vërtetë, duke thënë për mikrofonin e Report Tv se 99% është kurth.

Nëna e Klodianit, Afërdita, ka thënë se për djalin e saj kanë repsket të gjithë dhe se ai nuk e bën kurrë diçka të tillë, pra që të përfshihet në terrorizëm. Ajo ka këmbëngulur se e gjitha është një kurth, sipas saj, nga Malajzia ose Shqipëria, duke shtuar se e kishin zili.

“Djali im nuk është nga ato, ju lutemi mos pse ma bëtë këtë bombë në shtëpi, nuk e kam djalin të tillë, ai është docent. Më besoni, me lekët e pensionit kam blerë tapetin, se më vdiq kunati. Djali shtyu dhjetë ditë lejen për të vajtur në Malajzi. Më ka ikur çuni, më ka dalë në orën 4 nga dera, i bëri mami drekën. Për çunin tim kanë respekt të gjithë, shkoni e pyesni ku të doni. Unë jam pa bukë, me një pension”, tha Afërdita me slotësh.

Kur keni folur për herë të fundit me djalin?

Që kur iku nga shtëpia, më datë 30. Është njeri që nuk ndryshohet, ky është kurth, shkatërrim familjeje me katër fëmijë. Të bënit varrin, të më fusnit në gropë. Ju lutem shtet, ju lutem se nuk jemi nga ata njerëz. Klodianin tim e thërrasin më shumë “Ibrahim” se Klodian. Ky është kurth, o nga Malajzia, o nga Shqipëria se i ka zënë dikujt vendin. Ka dalë nga shtëpia që 16 vjeç. Mendoj se është kurth se ka zili, dy-tre persona i kemi dëgjuar. 99% ky është kurth i përgatitur, nuk rrëshqet fëmija ime, nuk e ka këtë. Fëmija im ka ardhur tani që isha unë në spital dhe para tre vjetësh kur më vdiq vjehrra./ shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne