Pedagogu “bën për një lek” Ramën: Fashizimi nuk vjen nga deti por mbin kur të rinjtë duartrokasin kodoshë me kollare

Ndaj sistemit politik në vend sot ka reaguar nje pedagog i cili ka theksuar se fashizmi nuk vjen nga deti por mbin nga toka.

Sipas tij “fashizmi mbin kur një fushë fëmijësh kthehet në qendër tregtare, kur nafta e kromi ndahen në dy-tri duar, lumenjtë, liqenet e plazhet tjetërsohen, kur ka më shumë të papunë se punëtorë fabrikash, kur punëtorët janë të çorganizuar dhe shtresa e mesme e tulatur.”

Reagimi i pedagogut Arlind Qorri:

Sot fashizmi nuk vjen nga deti, por mbin nga toka.

Fashizmi mbin kur një fushë fëmijësh kthehet në qendër tregtare, kur nafta e kromi ndahen në dy-tri duar, lumenjtë, liqenet e plazhet tjetërsohen, kur ka më shumë të papunë se punëtorë fabrikash, kur punëtorët janë të çorganizuar dhe shtresa e mesme e tulatur.

Fashizmi mbin kur të pasurit janë gjithnjë e më pak, kanë përditë e më shumë dhe flasin në emër të të varfërve të pagojë.

Fashizmi mbin kur të rinjtë mbushin radhët e partive – paramilitarë duartrokitjesh e fytyra të qeshura të kodoshëve me kollare. Fashizmi mbin kur shkolla del në pazar dhe dijes kritike ia zënë vendin teoritë konspirative e paragjykimet më të kobshme.

Fashizmi mbin kur krenohemi se kush jemi në vend se të na vrasë ndërgjegjja për çfarë mund të bëheshim.

Fashizmi mbin kur nga pafuqia për t’i dhënë dru gomarit, i biem pareshtur samarit. Në kujtim të 7 prillit, të parës ditë të rezistencës antifashiste.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne