Pedagogu dr. Klodjan Zaimaj del nga burgu i liruar nga cdo akuzë për terrorizëm

nga Armand Ali.
Hoxha i nderuar Dr. Klodjan Zaimaj ashtu siç edhe pritej, është liruar nga autoritetet malajziane i pafajshëm nga cdo dyshim.
Falenderoj Allahun që ja lehtësoi këtë sprovë që ta kalonte në një periudhë të shkurtër.
Klodjani u arrestua në fillim të muajit tetor nga autoritetet malajziane si i dyshuar për lidhje me levizjen e Ebu Sejjafit në Filipine.
Autoritetet malajziane u treguan të kujdesshëm dhe nuk publikuan as emrin e as fytyren e tij por vetem inicialet e emrit pasi në atë vend dyshimet pa fakte nuk mund të kthehen në akuza vetëm pasi të vërtetohen. E kundërta ndodh në Shqipëri e sidomos kur bëhet fjalë për besimtarët muslimanë ose hoxhallarët. Këtu shpifjet e mediave përdoren nga prokuroria si fakte per të dënuar besimtaret muslimane. Ai ka mberritur shëndosh e mirë në Shqipëri.
E njëjta gjë ndodhi edhe me rastin në fjalë. Mediat shqiptare shpejtuan me shpifjet e rëndomta se Klodjani akuzohej për lidhjet e tij me ISIS dhe se sipas autoriteteve shqiptare ai njihej për idetë e tij ekstremiste. Në të vërtetë Klodjani ishte ekstremist islamik po aq sa ka qenë edhe gjyshi im që ka rreth 25 vjet i vdekur.
Po tani a do të shpejtojnë mediat shqipare për ta përhapur lajmin se Klodjani është liruar i pafajshem nga cdo dyshim?! Nuk besoj.
Edhe myftinia e Elbasanit që morri zjarr aq shpejt dhe nxitoi të distancohej prej tij veçse tregoi mëndjelehtësi dhe frikën në palcë që i ka hyre. Turpi do tu mbetet përsipër atyre njësoj si edhe medjave shqiptare.
Por njollosja dhe përbaltja e figurave të hoxhallarëve dhe besimtarëve muslimanë ka 14 shekuj që ka filluar e nuk do të pushojë, as gojet e liga nuk do të heshtin asnjëherë. Vetëm tek Allahu ankohemi e vetëm prej Tij ndihmën e kërkojmë./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne