Pedro Sanchez – Si po e lidhin kryeministrin e ri spanjoll mediat e huaja me Kosovën

Pedro Sanchez është lideri që hyri në histori duke u bërë politikani i parë spanjoll që ta rrëzojë nga pushteti një kryeministër përmes një mocioni mosbesimi. Udhëheqësi i partisë Socialiste PSOE, Pedro Sanchez, u bë kryeministri aktual i Spanjës pasi qeveria e Mariano Rajoy u rrëzua me 180 vota. Fitorja e Sanchez vjen vetëm dy vjet pasi ai u detyrua të largohej si udhëheqës i partisë socialiste mbi refuzimin për të mbështetur qeverinë Rajoy

Lideri i partisë socialiste e paraqiti mocionin pas një skandali të korrupsionit që e përfshinte Partinë Popullore të Partisë Qendrore të Mariano Rajoy.

Por kush është Pedro Sanchez, politikani që rrëzoi nga pushteti armikun e shtetit të Kosovës?

Sánchez, ka lindur në Madrid në vitin 1972 dhe u bashkua me PSOE në vitin 1993. Pas studimeve të shkencave ekonomike dhe të biznesit në Universitetin Complutense të Madridit, ai kreu mastërin në Universitetin e Lirë të Brukselit dhe punoi në Parlamentin Europian.

Në vitin 1999, ai shërbeu si shef i stafit të përfaqësuesit të lartë të OKB-së në Bosnje gjatë konfliktit në Kosovë. Kjo u pasua nga angazhim i tij si një konsulent i pavarur për bizneset e huaja, një këshilltar ekonomik në komitetin ekzekutiv federal të PSOE dhe pesë vjet si këshilltar i qytetit të Madridit.

Ai ishte deputet midis viteve 2009 dhe 2011, kur humbi postin dhe u kthye në akademi. Por në vitin 2013, Sanchez u kthye në parlament dhe u zgjodh udhëheqës i PSOE vitin tjetër.

Gjatë kohës së tij në opozitë, Sanchez, një ish-profesor i ekonomisë, kundërshtoi ashpër shkurtimet e shpenzimeve të imponuara nga konservatorët dhe premtoi të zgjerojë të drejtat e mirëqenies.

Sanchez u bë shefi i PSOE në vitin 2014, por u rrëzua nga një rebel nga radhët e partisë së tij në vitin 2016 për refuzimin e lejimit të Partisë Popullore Rajoy (PP) për të formuar një qeveri. Në atë kohë, Sanchez tha se partia e Rahjoy ishte shumë e korruptuar për të drejtuar vendin.

Ai rifitoi udhëheqjen e PSOE në maj të vitit 2017. Pas skandalit të korrupsionit, ai i bëri thirrje Rajoy të japë dorëheqjen dhe të mos jetë kryeministri i parë spanjoll për të humbur një votim mosbesimi.

Ndërkaq, ende nuk dihet se cili do të jetë edhe qëndrimi i kryeministrit të ri spanjoll ndaj pavarësisë së Kosovës. Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë të tij për këtë çështje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne