Pensione me dekret të Adolf Hitlerit. Parlamenti belg – Gjermanisë: Ndërpritini!

Komiteti Parlamentar belg për Çështjet e Jashtme ka votuar këtë javë një rezolutë përmes së cilës i kërkon Gjermanisë të ndalë pagesat e pensioneve për bashkëpunëtorët e nazizmit.

Marrja e pensioneve për bashkëpunimin me një ndër regjimet më vrastare në histori është në kundërshti të plotë me punën për kujtesën dhe paqen që konstituon projektin europian, thuhet në rezolutë.

Sipas këtij dokumenti në Belgjikë janë ende 30 njerëz që paguhen sipas një dekreti të lëshuar nga Adolf Hitleri që u njeh të drejta të barabarta si shtetasve gjermanë, ashtu edhe të huajve që ishin vullnetarë të trupave Waffen- SS, të cilët u betuan për “aleancë, besnikëri dhe bindje” ndaj Fyhrerit.

Autoritetet gjermane kanë refuzuar vazhdimisht që të bëjnë publike listën ndaj palës belge duke sjellë si mbrojtje aspektet sociale që kanë të bëjnë me privatësinë. Ministria gjermane e Punës ka deklaruar se janë 18 persona në Belgjikë që paguhen në këtë kuadër por se mes tyre nuk ka anëtarë të Waffen-SS. Sipas televizionit belg, RTBF pagesa të tilla bëhen për qytetarënë Spanjë, Suedi, Zvicër, ndërkohë që dyshohet se në Hollandë janë 34 kriminelë lufte që përfitojnë pagesa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne