Një ish-kontraktues i një firmë publike të marrëdhënieve me publikun në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Pentagoni ka harxhuar më shumë se gjysmë miliardë dollarë për prodhimin dhe shpërndarjen e videove të rreme të al-Kaidës në të cilat grupi kryengritës portretizohet negativisht.

Byroja e Gazetarisë Hulumtuese (The Bureau of Investigative Journalism) njoftoi se kompania e marrëdhënieve me publikun e Bell Pottingerit, ka punuar së bashku me zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane në Kampin Victory në Bagdad, në kulmin e Luftës në Irak. Agjencia u ngarkua me pregatitjet e raportimeve të lajmeve arabe, videot e sulmeve me bomba të Al-Kaidës që dukeshin sikur ishin filmuar nga kryengritësit si dhe me reklamat propagandistike kundër kryengritësve, ndërkohë që personat që shikonin videot të mund të gjurmoheshin nga forcat amerikane.

Lajmi i përfshirjes së Bell Pottingerit në videot ka mbi 10 vjet që diskutohet, kur kompania Lincoln Group e marrëdhënieve me publikun me bazë në Uashington u zbulua se kishte prodhuar lajme dhe i kishte publikuar ato në gazetat e Irakut. Sipas Los Angeles Times, e cila ka siguruar dokumente që nga viti 2005, lajmet kishin për qëllim të shtonin dhe të forconin pozitën e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe të denonconin grupet kryengritëse.

Fillimisht kompania e Bell Pottingerit u ngarkua nga qeveria e përkohshme irakiane në vitin 2004 për të promovuar zgjedhjet demokratike. Ai mori 540 milion dollarë që nga mesi i majit 2007 deri në dhjetor 2011, ndërkohë që mund të ketë fituar më shumë se 120 milion dollarë nga SHBA në vitin 2006.

Lord Tim Belli, ish-drejtor tek Bell Pottingeri, e konfirmoi ekzistencën e kontratës për Sunday Times. Pentagoni gjithashtu ka konfirmuar se agjencia ishte kontraktuar nga Task Forca e Operacioneve të Informacionit, por insistoi se të gjitha materialet e shpërndara kishin qenë “të vërteta”.

Megjithatë, ish-redaktori i videove Martin Wells, i cili ka punuar me kontratën IOTF me Bell Pottingerin, tha se atyre ju ishin dhënë udhëzime tepër specifike se si të prodhonin filma të rremë të propagandës së Al Kaidës.

“Ne duhet ti bënim videot me pamjet e Al Kaidës,” tha Wells për Byronë e Gazetarisë Hulumtuese duke rikujtuar udhëzimet që kishte marrë. “Duhej të ishin 10 minuta të gjata, në këtë lloj formati dhe duhej ti kodonim në atë mënyrë”.

Sipas shpjegimeve të Wellsit, marinsat amerikanë do ti merrnin më vonë disqet CD që përmbanin videot dhe ndërsa ishin duke patrulluar do ti shpërndanin ato nëper vende të ndryshme gjatë bastisjeve.

“Nëse ata ishin duke bastisur një shtëpi, gjatë kohës së rrëmujës duke kërkuar për gjëra, ata i vendosnin disqet nëper vende të ndryshme pa u vënë re” tha ai./independent/Gazeta Impakt

25