Pentagoni shkarkon zëdhënësen Dana White

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Dana White shkarkohet nga detyra dhe në vend të saj emërohet Charles E. Summers Jr.

Zëdhënësja e Pentagonit dhe Nënsekretarja Përgjegjëse për Marrëdhënie me Publikun e Departamentit të Mbrojtjes, Dana White për një kohë të gjatë ndodhet nën hetime administrative për keqtrajtim të personelit. Ajo u vu nën hetim në muajin gusht, pasi u shfaqën njoftime se ajo kishte përdorur stafin për të kryer punë personale, ndërkaq u shkarkua nga detyra së bashku me dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Pentagoni thuhet se “Duke filluar prej 1 janari 2019 ushtrues i detyrës së Nënsekretarit Përgjegjës për Marrëdhënie me Publikun i Departamentit të Mbrojtjes, është emëruar Charles E. Summers”.

Summers ishte në detyrën e zëvendës Nënsekretarit Përgjegjës për Marrëdhënie me Publikun i Departamentit të Mbrojtjes.

Ndërkaq Dana White në një postim të bërë në llogarinë e saj në Twitter bën të ditur se “Unë jam falënderuese ndaj kësaj administrate që më dha mundësinë për të shërbyer së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes [James] Mattis, ushtarët dhe të gjithë civilët që i mbështesin ata. Ishte nder dhe privilegj për mua”.

White, e emëruar nga Sekretari Mattis, u shkarkua nga Patrick Shanahan, i cili përcaktua për ta zëvendësuar Sekretarin në postin e tij.

Sekretari Mattis dha dorëheqje nga detyra pas vendimit të Presidentit Donald Trump për tu tërhequr nga Siria.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne