Për arratisjen e Nikolla Gruevskit shkroi edhe gazeta botërore “The Guardian”

Për arratisjen e Nikolla Gruevskit ka shkruajtur edhe gazeta botërore “The Guardian”, e cila thotë se “Misteri se si ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski e ka lëshuar shtetin e tij, një ditë para se të hyjë në burg me aktgjykim për korrupsion, thellohet më shumë”, transmeton Portalb.mk.

Kjo ndodh pas një seri akuzash se Hungaria qëndron pas arratisjes.

“The Guardian” shkruan më tej se institucionet në Shkup duhej ta mirrnin parasysh informacionin e institucioneve të Tiranës se Gruevski ka pasaportë nga diplomatë hungarez.

“Informacionet zyrtare në Shkup duhej ta dëgjonin kumtesën nga Tirana, në orët e vona të së enjtes, se ai ka pasur pasaportë nga diplomatë hungarez. Kur ka hetuar se saktë cilit i takon vetura, është treguar se ajo është targë të misionit të Budapestit në Tiranë, dhe me të ai është dërguar në kufirin veriore të Malit të Zi”, shkruan “The Guardian”.

Por dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

Nga ana tjetër, siç njofton portali Atlatszo, është e mundur që Gruevski të ketë arritur në Hungari me 14 nëntor, me aeroplanin privat në pronësi të Ishtvan Garançi, i cili është oligark i afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ndërkaq statusi i tij në fejsbuk është shkruar para një dite.

Nëse e gjithë kjo mund të jetë e vërtetë, atëherë qeveria hungareze e ka shkelur ligjin aktual dhe rregulloren për dhënien e azilit, kurse përveç kësaj e ka shkelur dhe Kushtetutën në veçanti ndryshimet e fundit, me të cilin ndalohet dhënia e azilit për persona nga vendet e huaja, raportojnë mediat lokale.

MPB-ja e Maqedonisë heshtë

Për dallim nga Policia e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Policia e Maqedonisë ende heton dhe hesht. Që të dy shtetet u deklaruan për hyrje – dalje të Nikolla Gruevskit, dhe kjo ka shkaktuar që të ketë spekulime në mediat e Maqedonisë.

Informacionet janë nga ato që Gruevski ka hyrë në Hungari i veshur me rroba të grave, dhe deri te lajmi i djeshëm se Gruevski ende gjendet në territorin e Shqipërisë.

Shumë media pyesin si si ka mundësi që Gruevski ka kaluar kufirin pa pasaportë, por e dimë se Maqedonia me shumë shtete ka mundësuar lëvizje të qytetarëve vetëm me letërnjoftim.

Përndryshe, Maqedonia ka kompletuar dokumentacion voluminoz me mbi 400 faqe që do ta dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë së Hungarisë për ta ekstraduar Gruevskin.

Ndryshe, sot bëhen pesë ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne