Për bashkëpunimin Greqi – Qipro – Izrael – SHBA

Si “pikë referimi” i zhvillimeve paraqitet takimi trepalësh mes Greqisë – Qipros – Izraelit, me pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm Amerikan, Pompeo, në Jerusalem.

Vallen e merr qeveria e SYRIZA-s, e cila deri pak ditë më parë ushqente shpresa se ky takim trepalësh do të strehohej në Kretë dhe se pjesëmarrja e Ministrit të Jashtëm Amerikan, Pompeo në këtë takim, do të vlerësohej si një njohje më e madhe e «angazhimit» të qeverisë greke në planet NATO-amerikane në Mesdheun Lindor dhe më gjerë.

Sido që të jetë, si në Kretë , si në Jerusalem, takimi trepalësh shfrytëzohet nga qeveria dhe shtabet borgjeze për të reklamuar kontributin e SHBA-ve dhe të NATO-s në… “stabilitetin” e rajonit dhe për të nxjerrë të pafajshme përfshirjen grek në planet dhe antagonizmat e rrezikshme imperialiste.

Cili është argumenti kryesor i tyre? Se angazhimi i drejtpërdrejtë i SHBA-ve në takimin trepalësh forcon sigurinë dhe përbën një përgjigje ndaj agresionit të Turqisë. Pra, thonë se mbrohet sovraniteti i Greqisë dhe i Qipros dhe njëkohësisht ritet e përmirësohet roli i Greqisë. Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe ndryshim i rrezikshëm i realitetit.

Format-skemat e “bashkëpunimit rajonal”, në të cilat Greqia merr pjesë, u formuan me nxitjen e SHBA-ve dhe poshtë ombrellës së NATO-s. Një formë-skemë e tillë e bashkëpunimit ushtarak dhe ekonomik është trepalëshja Greqi – Qipro – Izrael, për të cilën SHBA-të kurrë nuk e fshehën se, ky bashkëpunim, qëndron në një linjë me interesat e tyre strategjike në rajon.

Nuk duhet të harrojmë, gjithashtu, se baza e “përputhjes strategjike” mes Greqisë dhe Izraelit pas vitit 2010 është bashkëpunimi i tyre ushtarak, në kontekstin e së cilës bashkë-trajnohen edhe me SHBA-të, për kontrollin ushtarak të Mesdheut Juglindor, madje edhe për një sulm të mundshme kundër Iranit.

Intensiteti i antagonizmave me qendrat e tjera imperialiste për kontrollin e rajonit, duke pasur parasysh dhe të dhënat e reja që dolën, me gjetjen e depozitave të mëdha hidrokarbureve dhe përfshirjen e «ExxonMobil-it» amerikan, krijojnë kushte për përfshirjen më aktive të SHBA-ve.

Qëllimi i tyre është të sigurojnë interesat e tyre gjeopolitike dhe të forcojnë planifikimin e tyre për të shfrytëzuar pasurinë energjetike në Mesdheun Lindor, kryesisht kundër Rusisë. Për të njëjtën arsye, gjithashtu, po modelohet dhe pjesëmarrja e Francës në të njëjtin trepalësh. SHBA-të dhe Franca gjithashtu diskutojnë krijim të bazave ushtarake në Qipro.

Pra, cilat janë pasojat më të drejtpërdrejta të përfshirjes më aktive të SHBA-ve? Një hap më tej në militarizimin e mëtejshëm ushtarak të zonës dhe intensiteti i agresionit të NATO-s, e cila, sigurisht, nuk do të mbetet pa përgjigje nga konkurrentët e saj.

Rusia tashmë paralajmëron se nuk do të tolerojë NATO-izimin e Qipros, pa le më dhe krijimin një baze amerikane në ishull.

Gjithashtu, pa themel mbetet dhe argumenti se SHBA-të i dërgojnë mesazh Turqisë dhe mbrojnë të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros. Kur, SHBA-të, e kanë ftuar hapur Turqinë për të marrë pjesë në ndarjen e “plaçkës” në Mesdheun Lindor, si pjesë e pazarit që të mos shkëputet nga kampi perëndimor. Këtë plan të NATO-s e mbështet edhe Greqia.

Këto pazare, “prekin” dhe të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros. Nuk është rastësi, që në prag të këtij takimi trepalësh, dalin përsëri në tavolinë skenarët e ndarjes së Qipros, ndërsa rikthehen argumentet për një “kompromis të ndershëm” në marrëdhëniet greko-turke, me shfrytëzim të përbashkët të detit Egje dhe Mesdheut Lindor.

Pra është e qartë se këto skema dhe përmirësime shfrytëzohen ose për të ushtruar presion mbi Turqinë që të futet në një linjë me planin NATO-Amerikan, ose si “sera” për të kultivuar shfrytëzimin e përbashkët të pasurisë energjetike.

Rezultati mbetet i njëjtë për popullin: Nuk ekziston asnjë garanci për të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros, vetëm “çorbë” e cila përzihet në tenxheret e shfrytëzimit të përbashkët që e mbështesin dhe e promovojnë SHBA-të dhe NATO.

Gënjeshtrat dhe mashtrimet e qeverisë SYRIZA kanë për qëllim të vetëm të “nxjerri të pafajshme” politikën e saj të rrezikshme dhe të aleatëve të saj imperialistë, për interesat e klasës borgjeze. Të radhisin popullin grek pas aleancave dhe antagonizmave, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me interesat e tyre reale.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne