Qindra fëmijë të Prishtinës dje kanë pasur rastin që të provojnë për herë të parë qumështin me çokollatë dhe lajthi nga qumështorja Vita.

Përmes një ngjarjeje argëtuese për fëmijë në parkun e Gërmisë, pikërisht në ditën ndërkombëtare të fëmijëve Vita ka lansuar produktin e saj të 16-të me radhë.

Nën një organizim nga Base Agency e ku morën pjesë rreth 70 animatorë dhe ku fëmijët u inkuadruan në lojëra të ndryshme, ata patën mundësi që të shijojnë edhe qumështin e ri me qokollatë nga Qumeshtorja Vita.

Fëmijët poashtu patën mundësinë të luajnë edhe me maskotën e Vitës.

Qumështorja Vita në vazhdimësi sjell risi dhe produkte dedikuar fëmijëve, e të cilat kanë benefitet e veta për një shendet dhe jetesë më të mirë

Studimet e shumta kanë treguar që qumështi me shije të qokollatës është i mirë për shëndetin, sepse përmban vitaminë D dhe Kalcium.

Poashtu hulumtime të ndryshme kanë treguar se fëmijët zgjedhin më parë qumësht me çokollatë sesa pije tjera të ëmbëlsuara dhe në këtë mënyrë konsumojnë më shumë qumësht në përgjithësi.

Si rezultat fëmijët dhe adoleshentët që pijnë qumësht me çokollatë kanë një dietë më të mirë se sa ata që nuk e përdorin atë, e në vend të tij përdorin pije të ëmbëlsuara.

10