Për herë të parë në Indi: Burg i përjetshëm për 11 persona të cilët vranë tregtarin musliman me arsyetimin se ka bërë tregti me mish lope

Gjykata në krahinën e Carkhand në Indinë veriore ka dënuar 11 persona me burgim të përjetshëm me aryetimin se vitin e kaluar, ata e linçuan një musliman të cilin e akuzuan se ka bërë tregti me mish të lopës. Kështu, për herë të parë në Indi, e cila ka qenë dëshmitare e sulmeve të ngjashme kundër muslimanëve, u dënuan kryesit e këtyre veprimeve.

Sipas BBC, një gjykatë në provincën Carkhand ka dënuar me burgim të përjetshëm 11 persona të cilët vitin e kaluar e kishin mbytur duke e rrahur tregtarin musliman 55 vjeqar, Alimuddin Ansari.

Vrasja e lopëve të cilat konsiderohet të shenjta në Hinduizëm, është e ndaluar në më shumë se një provincë, duke përfshirë edhe atë të Carkhand.

12 persona u arrestuan në lidhje me vrasjen e Ansarit, po u njoftua se njëri prej tyre nuk u dënua me burgim të përjetshëm për shkak se ishte nën moshën 18 vjeqare.

Turma që e linçoi Ansarin, e kishte djegur edhe makinën e cila ishte përdorur për transportimin e mishit. Në një deklaratë për gazetën Indian Express, Prokurori Sushil Kumar Shukla tha: “Ne kemi kërkuar nga gjykata që t’a jap dënimin më të lartë.”

Nërsa, djali i Ansarit, Shaban Ansari, deklaroi se familja e tij ishte e kënaqur me vendimin e gjykatës, por se ishin të zhgënjyer nga qeveria e vendit për shkak se nuk i kanë paguar atyre kompenzim.

Në një deklaratë pas gjykimit, bashkëshortja e Ansarit, Mejrem Hatun tha se vdekja e bashkëshortit të tij ishte ‘një humbje tragjike’, por se nuk dëshironte të kishte më gjakderdhje.

VITEVE TË FUNDIT U SHTUAN SULMET E TILLA

Në shumë krahina të këtij vendi ku shumica e popullsisë përbëhet nga indianët, ekzistojnë ligje që dënojnë deri në 7 vjet burg për vrasjen e lopëve.

Rregullat e tilla po shkaktojnë konflikte shoqërore për shkak se sipas tyre, është e ndalur edhe të presh kurban, gjë e cila është një detyrë e shenjtë për pakicën muslimane. Gjatë dy viteve të fundit në Indi janë shtuar sulmet kundër muslimanëve dhe indianëve të cilët bëjnë tregti me bagëti.

Për herë të parë në lajmet e BBC, është teksuar se janë dënuar kryesit e veprave të tilla dhe se më parë kryesit e veprave të tilla janë liruar.

Kohëve të fundit janë zhvilluar shumë sulme urrejtjeje sidomos ndaj pakicës muslimane për shkak të therjes së kafshëve dhe ngrënjes së mishit të tyre.

Në maj të vitit të kaluar, në një fshat në rajonin Nagon në lindje të qytetit të Gauhatit, të provincës Assam, populli vrau me gurë dhe shkopinjë dy burra musliman me pretendimin se i kishin vjedhur lopët.

Në anën tjetër, në muajin qeshor të vitit të kaluar, një djalë 16 vjeçar musliman i quajtur Gjynejt Khan, duke udhëtuar me tren nga qyteti i Mathuras në Nju Delhi, ishte sulmuar me thik nga një grup personash me arsyetimin se po barte me vete mish, me ç’rast edhe kishte humbur jetën.

Në fund të marsit të vitit të kaluar, në krahinën Gucerat ku ishte në pushtet Partia Popullore indiane (BJP) e kryeministrit Narendra Modi, u soll dënimi me burgim të përjetshëm për ata që vrajnë lopët, ndërsa për mbajtësit e mishit u parashikua burg prej 7 deri në 10 vjet ose dënim me gjobë prej 1500 deri 7500 dollarë.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne