Për OJF-të shqiptare fushata e zgjedhjeve vendore ka filluar

Nga: Gjergji Thanasi

Ndërsa partitë politike ende nuk flasin zyrtarisht për zgjedhjet lokale 2019, duke filluar nga reforma zgjedhore dhe ajo e ndarjes administrative etj, OJF të ndryshme kanë filluar të ndërmarrin një varg aktivitetesh të fokusuara te këto zgjedhje vendore. Tipik është rasti i “Qendrës për trashëgimi dhe implementim”. Kjo organizatë ka planifikuar të ndërmarrë një sërë aktivitetesh në Durrës dhe rrethina, gjithnjë të fokusuara te zgjedhjet lokale 2019.

Përfaqësuesja e organizatës zj. Beklie Koltraka, organizoi një takim informues me korespondentët e mediave në Durrës pikërisht për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në takim merrte pjesë edhe zv/kryetari i Bashkisë z. Florian Tahiri, sepse Bashkia Durrës do shërbejë si partner lokal për “Qendrën për trashëgimi dhe implementim” për projektet e saj për sensibilizimin e elektoratit, vecanërisht rinisë për rëndësinë e pjesëmarrjes në votime.

Në muajt në vazhdim në Durrës dhe në zonat rurale do të organizohen 5 takime me minimumi 100 pjesëmarrës të rinj e të reja. Këto takime do synojnë për tu shpjeguar të rinjve sidomos atyre, që votojnë për herë të parë, rëndësinë thelbësore, që ka pjesëmarrja në votime, për mbarëvajtjen e demokracisë. Votimi është mjeti detyrues, që ka populli, për t’i detyruar politikanët të punojnë për të.

Me anë të votës ndëshkohen politikanët e këqinj me mosbesim dhe “shpërblehen” politikanët e mirë me rivotim të tyre në pushtet. Rritja e pjesëmarrjes në votime dhe goditja e menefregizmit që con në mos pjesëmarrje në votime do të jetë fokusi i këtyre pesë takimeve masive me rininë durrsake.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne