“Për ShBA-në marrëdhëniet me Turqinë janë më të rëndësishme”

Presidenti i Forumit të Sigurisë Ndërkombëtare Halifax, Peter Van Praagh tha se “Për Washingtonin marrëdhëniet me Turqinë, janë më të rëndësishme se marrëdhëniet me PYD-në.

Praagh në një prononcim për Anadolu Agency  ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA.

Ai thekson se në luftën e fortë që Turqia po zhvillon kundër terrorizmit në dy vitet e fundit në Turqi nuk ka patur ndonjë sulm terrorist me përmasa të mëdha.

“Kjo nuk nënkupton se është eliminuar rreziku. Forcat turke të sigurisë po punojnë shumë mirë. Forcat turke të sigurisë po përdorin metoda dhe teknologji të reja për të mbrojtur Turqinë, popullin turk dhe një numër të madh të vizitorëve që vijnë në këtë vend”, thotë Praagh.

Sipas tij, të gjithë duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit. “Terrorizmi nuk është problem i një vendi të vetëm, por ai është problem i gjithë botës. Të gjithë kanë nevojë të bashkëpunojnë në këtë çështje. Bashkëpunim ka por është i pamajftueshëm, kemi nevojë për më shumë”, tha Praagh.

“Për Washingtonin marrëdhëniet me Turqinë janë më të rëndishme”

Në lidhje me mbështetjen që SHBA-ja jep për organizatën terroriste YPG/PKK, Praagh ka mbrojtur idenë e tij se “Të gjitha vendet gabojnë. Nëse SHBA-ja bën një gabim këto gabime janë të mëdha. SHBA-ja me ndihmën e saj për kurdët, për YPG-në nuk ka patur synim ndihmën për PKK-në brenda Turqisë. Ajo ka patur vetëm një qëllim taktik: të mposhtë DEASH-in”.

Ai tha se organizata terroriste DEASH aktualisht është dobësuar por se ka ende disa probleme që burojnë nga aty, por se mes qeverisë turke dhe asaj amerikane vazhdojnë bisedimet në lidhje me shqetësimet e Turqisë.

“Informacioni im më i fortë është se për Washingtonin marrëdhëniet me Turqinë janë më të rëndësishme se marrëdhëniet me PYD-në”, nënvizon Praagh.

Më tej ai ka bërë të ditur se Turqia dhe SHBA-ja që prej një kohe të gjatë janë dy vende me miqësi të ngushtë duke shprehur besimin se këto dy vende do të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre miqësore.

“SHBA-ja duhet të jetë në bashkëpunim më të afërt me Turqinë”

Në pyetjen nëse SHBA-ja i kupton apo jo shqetësimet që Turqia ka për sigurinë, Praagh ka mbrojtur idenë e tij se SHBA-ja ashtu si çdo vend tjetër ka përparësi sigurinë e saj, por se ajo i kupton edhe shqetësimet e Turqisë.

“Qeveria e SHBA-ve shpresoj që të jetë në bashkëpunim më të afërt me Turqinë për të garantuar sigurinë e Turqisë”, tha Praagh.

“Turqia luan rol udhëheqës për stabilitetin në Idlib”

Lidhur me qëndimin e Turqisë në çështjen e Sirisë, Praagh tha se “Turqia aktualisht luan një rol udhëheqës për vazhdimin e stabilitetit në Idlib. Roli udhëheqës i Turqisë këtu është shumë i rëndësishëm”.

Sa i përket çështjes së Sirisë, Praagh ka potencuar se edhe Rusia ka interesat e veta. “Interesi i Rusisë aktualisht është të mbështesë Asadin. Kjo është ndryshe nga interesat e Amerikës dhe Turqisë. Interesat e Turqisë dhe SHBA-së në çështjen e Asadit janë më afër se interesat e Turqisë me Rusinë”, thotë ai.

Praagh ka rikujtuar se Rusia dhe Irani që nga fillimi i krizës në Siri, kanë mështetur qëndrimin e Asadit në qeveri, ku dhe përkundër kësaj Turqia ka mbajtur një pozicion mjaft të fortë që Asadi të largohet nga qeveria.

“Siria është një turp i thellë për të gjithë”

Në vazhdim ai tha se kriza e Sirisë është një turp i thellë për të gjithë. “Turqia ka bërë gjëra të mahnitshme duke pritur refugjatët sirianë. Po ashtu edhe Jordania dhe vende të tjera. Është shumë e rëndësishme që Perëndimi të jetë i vetëdijshëm për ato që ka bërë Turqia. Unë nuk mendoj se Perëndimi ka bërë mjaft për këtë. Shpresoj që SHBA, NATO dhe Perëndimi të punojnë më mirë për të krijuar një situatë më të qëndrueshme në Siri”, tha Praagh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne