Për shkak të reagimeve, Amazon largon nga shitja qilimët me ajetet e Kur’anit

Faqja e tregtisë elektronike, Amazon, me seli në SHBA, për shkak të reagimeve nga komuniteti musliman në SHBA, ka hequr nga shitja qilimët e banjove me ajetet në gjuhën arabe.

Faqja e tregtisë elektronike, Amazon, me seli në SHBA, mori një reagim të madh nga komuniteti musliman në Shtetet e Bashkuara pas shitjes së qilimëve të banjos me ajetet në gjuhen arabe dhe fjalën Zot në të.

Amazon ka larguar nga shitja produktet në fjalë për shkak të deklaratës së një nga shoqatave kryesore muslimane në Shtetet e Bashkuara, Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano – Islamike (CAIR).

Nga ana tjetër, rreth 73 mijë nënshkrime u mblodhën në fushatën e nisur në Change.org për të ndaluar shitjen e këtyre produkteve.

Amazon edhe në vitin 2016 kishte marrë reagime të ashpra për shitjen e qilimëve me fjalën Zot në të.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne