Për të apasionuarit pas Harry Potter, këtë tetor do të publikohen 2 libra të rinj

Dy libra të rinj nga universi i Harry Potter do të publikohen si pjesë e një ekspozite britanike që feston 20 vjetorin e fillimit të serisë së librave.

Ekspozita e Harry Potter në Bibliotekën Britanike, “Një histori e magjisë”, do të hapet në tetor dhe do të vazhdojë deri në shkurt të vitit 2018. Në një deklaratë të lëshuar të martën, Shtëpia botuese britanike Bloomsbury zbuloi se dy libra të rinj të Harry Potter do të publikohen në lidhje me ngjarjen.

“Harry Potter: Një histori e magjisë – Libri i Ekspozitës” premton t’i përfshijë lexuesit përmes lëndëve të studiuara në shkollën magjistare të Harry Potter, Hogwarts. “Harry Potter – Një Udhëtim Përmes Historisë së Magjisë” do të prekë gjëra mistike si alkimia, njëbrirëshi dhe magjia e lashtë.

Të dy librat do të publikohen në tetor. / © Gazeta Impak

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne