Përdori foto të rreme nga Iraku për të akuzuar serbët për përdhunim

Prezantimi i djeshëm i fotove të rreme nga Flora Brovina në Kuvendin e Kosovës, e cila pretendonte se aty figurojnë serbët duke dhunuar një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë, ka nxitur reagimin edhe të mediave serbe.

Në një artikull të publikuar së fundmi nga B92, shkruan se ”Prishtina po përdorur foto me përmbajtje pornografie nga Iraku për të akuzuar ende serbët për përdhunim”.

Ky reagim i tyre erdhi pasi origjinaliteti i fotos u kontestua më pas kur u nxorën në pah imazhet e prezantuara nga Flora Brovina për të cilat thuhet se janë shkrepur në Irak.

Më tej mediat serbe kanë shtjelluar gjithë zhvillimin e djeshëm të ndodhur kur fotografia u shfaq papritur të enjten në Kuvendin e Kosovës pas publikimit të bërë nga Flora Brovina./infokus

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne