Perëndimi bën një sy qorr ndaj brutalitetit në Myanmar

nga Peter Oborne.

Perëndimi shpesh akuzohet për standarde të dyfishta. Kjo ndodh për shkak se akuzat për abuzime me të drejtat e njeriut kundër armiqve të tij i ngre lehtësisht, por ato mbeten aq të heshtura sa edhe varri kur aleatët e tij bëjnë të njëjtën gjë.

Pak raste të standardeve të dyfishta kanë qenë aq groteske sa edhe adhurimi perëndimor qe i behet udhëheqëses së Myanmar Aung San Suu Kyi.

Mos harroni: Aung San Suu Kyi është vajza e posterave reklamues për liri dhe demokraci në Uashington, Londër dhe Berlin. Vetëm pak muaj më parë, Britania e ftoi këtë fituese të Çmimit Nobel të Paqes në Buckingham Palace që të takojë Prince Williamin dhe Mbretëreshën, ku me pas ju dha edhe cmimi “Liria e Qytetit të Londrës”.

Ndërkohë, në shtëpinë e saj, qeveria e Aung San Suu Kyi ka kryer një seri mizorish ndaj myslimanëve të pambrojtur Rohingya që jetojnë në perëndim të vendit.

Gjenocidi ndoshta është shumë i vogel si term po ta përshkruash atë me fushatën e perdhunimeve, torturave dhe vrasjeve masive shkaktuar kundër myslimaneve Rohingya nga ushtria e Mianmarit.

Masat e ashpra

Për të qenë të drejtë në këtë mes, ushtria është përtej kontrollit të Aung San Suu Kyi, por megjithate ajo nuk ka bërë asgjë për ti ndëshkuar, ose për të lejuar Kombet e Bashkuara të hetojnë krimet e supozuara të kryera nga forcat e armatosura. Kohët e fundit ajo fajësoi “terroristët” për “një ajsberg të madh të dezinformacionit” për krizën aktuale.

Rohingya është zhveshur nga votimi. Parlamenti i Mianmarit, dy vjet më parë, miratoi Projektligjin për Kontrollin e Popullsisë në Kujdesin Shëndetësor, i cili përpiqet të kufizojë gratë Rohingya te kene femijë.

Kur vizitova Sittwe-en, kryeqytetin e provincës Rakhine, në prillin e kaluar, situata ishte turbulluese.

Ndërsa xhamitë digjeshin, muslimanët Rohingya dëboheshin nëpër kampe. Një e treta e popullsisë së qytetit ishte myslimane. Por tani ne kete kohë kanë mbetur vetëm disa mijëra në një geto të rrethuar nga mitralozë dhe tela me gjemba.

Më e keqja është në veri, ku zona mjaft të medha janë shpallur “zona operacionesh ushtarake”, që do të thotë se nuk ka prani ndërkombëtare ndihmash apo mediash dhe nuk ka as dëshmitarë.

Viktima të pafajshëm

Kjo është një fushatë terrori e qellimshme kundër civilëve pa dallim. Të paktën një masakër vërtet të besueshme e kam parë vetë, e cila ndodhi në fshatin Chut Pyin ku të paktën 130 vetë raportohet se u vranë. Dhjetëra mijëra njerëz të tjerë kanë ikur në Bangladeshin fqinj.

Projekti Arakan, një grup monitorimi që ka një rrjet njerëzish në terren, deklaroi se të paktën 130 vetë u vranë në një bastisje në fshat nga një sulm që zgjati pesë orë gjatë të cilit fshatarët u rrethuan dhe u dogjën të gjallë. Thuhet se disave ushtarët u prenë edhe kokat.

Një i mbijetuar i kësaj masakre ma përshkroi atë që ai kishte parë: “Dy nipërve të mi, ua prenë kokat. Njëri ishte gjashtë vjeç dhe tjetri ishte nëntë vjeç. Kunata ime u qëllua me armë në vend. ”

Ushtria po shkakton me forcë zhvendosjen e dhjetëra mijëra fshatarëve të paarmatosur nga shtëpitë e tyre, megjithate reagimi ndërkombëtar është prap i shurdhët. Mungesa e mbulimit të medias ka qenë tronditëse.

Le të provojmë një eksperiment mendor. Të imagjinojmë zemërimin e qeverive perëndimore nëse këto mizori do kryeshin në Venezuelë, Iran, Korenë e Veriut, Zimbabve ose nga regjimi i Asadit në Siri.

Ambasadorët do të ishin thirrur për intervista, diplomatët do të dërgoheshin në shtëpi me turp, ambasadat do mbylleshin, ushtritë do mobilizoheshin. Sanksionet natyrisht do të ishin imponuar. Po në Myanmar, ata në të vërtetë i hoqën sanksionet që katër vjet më parë. Këto sanksione u hoqën në vitin 2012 pasi masakrat u drejtuan kundër myslimaneve Rohingya dhe nuk ka dyshim se ato u hoqën para kohe. Është e trishtueshme kur shikon se ato nuk vihen përsëri.

Kjo ngre pyetjen se për cfare janë sanksionet.

A zbatohen ato për të ndëshkuar keqbërjet dhe shpërblejnë sjelljen e mirë? Apo thjesht për të theksuar muskulitetin dhe (natyrisht) virtytin e Perëndimit?

Nga Donald Trumpi, udhëheqësi teorikisht i botës së lirë, ne nuk kemi dëgjuar asgjë. Nga Angela Merkel, asgjë. Nga Teresa Maya e Britanisë, asgjë duke mos harruar se muslimanët Rohingya luftuan së bashku me Britanikët në luftrat e xhunglës kundër japonezëve në Luftën e Dytë Botërore. Asnjë kërcënim për sanksione. Asnjë veprim ndëshkues. Asnjë ambasador nuk u thirr per këtë cështje.

Është biznes si zakonisht.

Nga Aung San Suu Kyi nuk kemi vetëm heshtje. Kemi edhe mospranim.

Sa i përket Kombeve të Bashkuara, në gjithë këtë situatë kanë qenë thellësisht bashkëpunëtorë, sic edhe Emanuel Stoakes (gazetar i palodhur që ka bërë kaq shumë për të mbajtur Rohingyas në sytë e publikut), se bashku me mua kemi raportuar në një postim për “Middle East Eye” gjashtë javë më parë.

Mizoritë të tmerrshme

Në veri, muslimanët Rohingya po digjen të gjallë. Fëmijët po vriten. Gratë dhunohen nga bandat. Fshatrat po digjen.
Dje, kam folur përmes një përkthyesi me një person që sapo kishte ikur përtej kufirit në Bangladesh. Ai tha: “Më shumë se 200 shtëpi në fshatin tim u dogjën. Kam pasur katër fëmijë, por ushtria ma vrau një nga djemtë. Ai ishte dy vjeç. Çfarë krimi bëri djali im? Pse e vranë?
“I pashë me sytë e mi shtëpitë tek digjeshin. Pashë katër njerëz të qëlluar për vdekje, dhe dy të vrarë me thike. E pashë këtë gjë gjatë gjithë kohës që ishim duke u fshehur. Ne nuk mund të bënim tjetër përveç të qanim. ”

Një fshatar tjetër Rohingya kish mbërritur në Bangladesh me gruan e tij dhe nëntë fëmijë vetëm para tre ditësh: “Ushtria vrau djalin tim shtatëvjeçar. Jo vetëm kaq, por ata vranë nënën time, 65 vjeçare, dy motrat e mia dhe gruan e vëllait tim, bashkë me dy fëmijët e tyre. Një nga vëllezërit e mi humbi gruan e tij.

“Unë pashë shumë Rohingas të qëlluar për vdekje, të djegur të gjallë dhe gra të përdhunuara. Kreu i fshatit, së bashku me shefin e forcave të sigurisë i kërkoi të gjitha grave të mblidheshin në bregun e lumit dhe më pas i qëlluan që të gjitha. Pesëdhjetë gra që ishin te pashme u zgjodhën, i derguan në një shtëpi dhe i përdhunuan. Pasi u përdhunuan nga bandat më pas u rrahën mizorisht. Bashke me të tjerët që ishin fshehur në një kodër, pashë gjithçka por nuk mund të bënim tjetër veçse të qanim “.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë bashkësia ndërkombëtare në pergjigje, ai tha: “Nuk ka diskutim për këtë, ne duam drejtësi, i bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara të bëjnë diçka për ne, që të mund të jetojmë si qenie njerëzore”.

Këto janë zërat e popullit të Mianmarit, të cilët bota nuk dëshiron ti dëgjojë.

Peter Oborne ka punuar për Evening Standard, Daily Express, Daily Telegraph, Daily Mail dhe The Spectator. Ka shkruar libra mjaft të respektuar, përfshirë ndër të tjera Triumfin e klasës politike (The Triumph of the Political Class) dhe ‘Një mashtrim i rrezikshëm: Përse kërcënimi bërthamor iranian është një mit (A Dangerous Delusion: Why the Iranian Nuclear Threat is a Myth)./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne