Perëndimi po e sulmon Turqinë dhe Rusinë: Çfarë do të bëjmë tani, të rrezojmë një tjeter avion rus?

nga Ibrahim Karagul.

Operacionet e Turqisë që filluan me Afrinin dhe të cilat do të vazhdojnë deri në kufirin iranian janë pjesë e përballjes së konfrontimit global. Shumë përpjekje të vështira po bëhen. Pasojat që la shekulli i kaluar po shqyrtohen, skemat e shekullit të ardhshëm po formohen.

Ky është një shfrim ndaj rrethanave, jo një reagim; është lëvizja historike gjeopolitike e Turqisë. Është formësimi i së ardhmes, jo i të tashmes dhe është ndërhyrja më e fortë e periudhës së re në ngritje e sipër e Turqisë. Ajo po i tregon botës se rajoni nuk mund të ndërtohet pa Turqinë, se historia nuk mund të bëhet në këtë rajon dhe se një hartë nuk mund të portretizohet duke e mënjanuar Turqinë.

Megjithëse ne e shohim këtë si një mbrojtje të atdheut tonë, edhe pse e shohim si një përpjekje për të eleminuar vijën e frontit të ri që e ka rrethuar vendin tonë nga jugu, edhe pse e shohim si një përpjekje të vendeve që dikur ishin aleatët tanë për të gjunjezuar një vend anëtar të NATO-s përmes organizatave terroriste, edhe pse e shohim atë si një reagimin e përbashkët të vendit tonë ndaj valës së sulmeve që janë një vazhdim i sulmit të 15 korrikut, ju do ta shihni përfundimin e ndryshimeve të mëdha globale në këtë zonë.

Rrethimi i Rusisë: Lufta Lindje-Perëndim ka filluar

Vendimi i SHBA-së për të dëbuar 60 diplomatë rusë, vendimi i pjesës më të madhe të vendeve evropiane për të dëbuar dy apo tre diplomatë rusë, lufta diplomatike gjithnjë e në rritje Angli-Rusi e manifestuar gjithnjë e më shumë si një front Lindje-Perëndim, blloku Perëndimor që po bëhet gati për të ndarë Rusinë, synimet e tyre të hapura për të sulmuar, agresiviteti i Rusisë si pasojë e këtyre kërcënimeve dhe preferenca për të sulmuar në vend të mbrojtjes, është paralajmërues i një stuhie të fortë në shkallë globale. Vija kufitare që shtrihet nga Balltiku në Evropën Lindore është pika e konfrontimit Lindje-Perëndim. Krizat e mëdha, përplasjet, ndoshta edhe luftërat pritet të fillojnë nga kjo vijë ndarëse.

Sulmi i 15 korrikut që shënjestroi Turqinë ishte një ndërhyrje shumëkombëshe. Plani për ta rrethuar, për ta izoluar Turqinë nga jugu, për të ndërtuar një “vijë frontale kundër Turqisë” prej qindra kilometrash, që përfshin hapësirën mesdhetare deri në kufirin iranian, është gjithashtu pjesë e këtij konfrontimi të madh global.

Kjo zonë nuk është një front i ndryshëm nga i vijes kufitare Balltik-Lindje. Kjo është një vijë frontale e rrezikshme, e një rajoni të mbushur me konfrontime. Kjo zonë përplasjesh të mëdha ka fronte të tjera që i ngjasojnë, si Azia Lindore, Kaukazi dhe rajoni që përfshin Detin e Kuq në Azinë Juglindore.

Gjatë një mëngjesi 10 vende mund ti shohim tek zgjohen në luftë. Kjo zonë është një nga frontet kryesore.

Zënka Angli-Rusi duhet të merret seriozisht. Krizat mes aleancës së Atlantikut, i cili përbëhet nga SHBA-ja dhe Evropa, dhe forcave ruse dhe aziatike po shkojnë drejt përshkallëzimit. Rusia nuk është objektivi i vetëm i Perëndimit; edhe Kina me fuqitë e tjera aziatike përfshihen deri diku.

Bota mund të ndahet në dy pjesë, Lindje dhe Perëndim. Një mëngjes mund të zgjohemi dhe të bëhemi dëshmitarë ku e pakta 10 vende të përfshihen në një luftë brenda të njëjtës kohë. Mund të shpërthejë një luftë Rusi-Evropë, ose Rusia mund të sulmohet përnjëherësh nga i gjithë Perëndimi.

Turqia është në mesin e kësaj lufte të madhe globale. Është drejt e në mes si gjeografikisht ashtu edhe në aspektin e pretendimeve të mëdha që ka Turqia. Ne nuk po luftojmë terrorizmin në Sirinë veriore. Ne nuk po përballemi me organizatat terroriste në Afrin, Manbixh, Tel Rifaat ose Sinxhar. Ne po përballemi me këtë aleancë pushtuese perëndimore; ne po i përgjigjemi planeve të tyre për ndarjen e Turqisë.

Perëndimi ka për të humbur këtë shekull, qendra e botës ka ndryshuar

Këto veprime nuk duhet të perceptohen si një problem i vetëm rajonal. Sepse ne e dimë se nëse kjo zonë merr fund, ne e humbasim edhe mundësinë që ta mbajmë Turqinë të bashkuar, shekulli i 21-të do të na përfundojë para se të ketë filluar mirë. Nuk ka kauzë më të madhe për ne sesa kjo. Kështu që ne e quajmë atë luftën e shekullit.

Është një detyrim të shikosh botën e së ardhmes me anë të interpretimit, duke ditur dhe vlerësuar llojin e stuhisë në të cilën bota po zvarritet, se si klima ndërkombëtare po bëhet më e ashpër, se si SHBA-ja dhe Evropa kanë humbur që prej shumë kohësh luksin e të qenurit qendra e botës, se si janë bërë agresivë për shkak të kësaj humbjeje, se si bashkë me sigurinë dhe politikën, kapitali dhe teknologjia po lëvizin drejt Azisë, se boshti kryesor i tokës po ndryshon, se aksi i Atlantikut kurrë nuk do të ketë shansin që të mbizotërojë botën vetëm dhe se kjo frakturë dhe aktivitet i madh po çon drejt një skeme të fuqisë globale.

Planet për të ‘ndaluar Turqinë’ do të bëhen zero

Nuk do të ketë më aleanca të përhershme. Nuk do të ketë miqësi ose armiqësi të përhershme. Ne do të shohim veprimete forcave lëvizëse, të vendit që është gati për këtë ritëm, që është në gjendje që të mbajë hapin dhe të mbetet në këmbë. Kjo është një luftë e pandërprerë e intolerante e pushtetit. Ashtu siç SHBA-ja dhe Evropa i kanë harruar ato që kanë për ti thënë pjesës tjetër të botës, ata gjithashtu kanë humbur edhe kredibilitetin, dhe reputacionin e tyre.

Prandaj, pavarësisht nga të gjitha aleancat dhe frontet e reja që po ndërtojnë, ata do të jenë të pasuksesshëm. Fronti i ri i formuar në jug të Turqisë prej Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Izraelit dhe Egjiptit, i cili në dukje synon Iranin, por që në të vërtetë qëllimin e ka që të ndalë Turqinë, po ashtu ka për të dështuar.

Plani për të ndarë Rusinë, për të dobësuar bllokun aziatik, për të ndalur Turqinë

Ngjashmëritë shumë serioze në qëndrimin armiqësor të Perëndimit ndaj Rusisë dhe Turqisë kanë kapur vëmendjen tonë. Një orvatje perëndimore që ka për qëllim ndarjen e Rusisë edhe një herë dhe plaçkitjen e burimeve të saj, është më se e qartë. Shumë plane të mëdha të tilla si ndarja e këtij rajoni masiv në copa, duke hequr Rusinë nga ekuacioni, duke dobësuar “bllokun e Azisë” që qëndron kundër aleancës së Atlantikut dhe duke mashtruar Kinën me Indinë janë në tryezë.

Ashtu si Rusia, edhe Turqia e ndjen kërcënimin perëndimor. Në të vërtetë kjo e ka tejkaluar kërcënimin; janë bërë ndërhyrje të brendshme dhe kur nuk kanë funksionuar, planet e rrethimit kanë filluar. Perëndimi po e sulmon hapur Turqinë. Kjo është arsyeja se pse ngjashëm me Rusinë, Turqia, në vend të mbrojtjes, ka zgjedhur të kalojë drejt luftimeve në terren të hapur. Kjo është arsyeja pse qasja jonë e re në Siri është këshu. Dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë.

Ankaraja dhe Moska duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin

Rusia dhe Turqia po përballen me kërcënime të ngjashme, po formojnë mburoja të ngjashme. Unë mendoj se kriza Evropë-Rusi do ta sjellë më afër Ankaranë dhe Moskën. Kjo është mënyra e duhur. Të dy vendet duhet të shohin kërcënimet globale dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Është e qartë se ngritja e Lindjes ka filluar dhe kjo nuk ka të çmuar. Kijeni parasysh se Perëndimi është në një periudhë stajnacioni ndërsa Lindja gjithnjë e më shumë po fiton fuqi. Ky është një moment historik.

Perëndimi nuk do të jetë më në gjendje t’i japë gjë njerëzimit. Ai nuk do të jetë në gjendje që ti ofrojë tjetër gjë përveç se çmendurisë së humbjes dhe tërrheqjes së racës njerëzore drejt rrezikut. Që këtej e tutje, ne do të shohim SHBA-në dhe disa nga aleatët e saj që po e bëjnë këtë. Kjo do ta përshpejtojë më tej kolapsin e tyre. Unë mendoj se njerëzimi duhet të alarmohet ndaj këtij rreziku.

Vazhdimi me shpejtësinë e dritës: Dobësia më e vogël është vetëvrasje

Turqia nuk duhet të ndalet pas Afrinit; ajo nuk duhet të ngurrojë dhe të tregojë interes në taktikat e shpërqëndrimit. Në ndalje do të humbasë momentin dhe nuk do të jetë kurrë në gjendje të fillojë përsëri nga aty ku ndaloi. Pyetjet e tilla si: “A do të hyjmë në Manbixh, çfarë do të ndodhë në Tal Abyad, çfarë do të ndodhë me Sinxharin, a mund të arrijmë në Kandil”, janë të kota. Në një nga pjesët më të ashpra të kësaj beteje të madhe globale, edhe dobësia më e vogël e mbrojtjes do të jetë fatale. Ne duhet të veprojmë aq shpejt sa shpejtësia e dritës dhe të mos i japim kohë apo mundësi që kjo zonë të plotësohet me forca të huaja.

Sigurisht që nuk kemi nevojë për tension ose luftë me Perëndimin. Por, ndërsa ata na sulmojnë, ndërsa mbajnë takime pas takimi me hartat e “Turqisë së ndarë” në duart e tyre, lënia e vetes në mëshirën e tyre është shkatërrim. Afrimiteti me Rusinë në një periudhë të tillë është në favorin tonë. Marrëdhëniet Ankara-Moskë duhet të përmirësohen më tej.

Po tani? A do të rrëzojmë një avion tjetër rus?

Lufta, paqja, miqësia apo armiqësia e Turqisë sot dhe nesër nuk është një cështje dite. Ne e kemi obligim të veprojmë me pretendime dhe synime të mëdha që janë kultivuar në mendjet tona për shekuj dhe që do të përfshijnë tërë shekullin e ardhshëm të 21-të. Ne duhet të ndërmarrim hapa të mëdhenj, të marshojmë me pretendime të mëdha. Bota e së ardhmes nuk do të ketë mëshirë për ata që zgjedhin të mbeten të vegjël.

E shoh kurth deklaratën e bërë në takimin midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit francez Emanuel Macron kur thanë se për Sirinë duhet të zhvillohet bashkëpunimi me Turqinë. Pasi SHBA-ja dhe Evropa janë në një përballje me Rusinë, ata do të përpiqen me çdo mënyrë të sabotojnë marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë. Ata e kanë bërë këtë edhe më parë. Rrëzimi i një avioni luftarak rus nga dora e Organizatës Terroriste Gyleniste (FETÖ) ishte një plan i tillë.

Pas kësaj, ata e dëmtuan shumë Turqinë në Siri. Zhvillimi i bashkëpunimit të tyre në Siri është një skenar i ngjashëm. Vendi ynë duhet ta shmangë rënien në këtë kurth. Momentin që ne biem, harrojmë që të vazhdojmë pas Afrinit, madje mund ti humbasim që të dy, Afrinin dhe Hatayin./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne