Perfaqesia turke kerkon te merren masa ndaj ekstremistit Kastriot Myftaraj

Ambasada turke kerkon te merren masa ndaj ekstremistit Kastriot Myftaraj

Në 19 janar 2018, Ambasada e Turqisë në Shqipëri, me anë të nënkryetarit të misionit Sinan Cem Bas, i ka dërguar një letër via e-mail Radiotelevizionit Ora News. Ky lajm qe behet i ditur nga vete Kastriot Myftaraj tregon qe ambasada turke ka kerkuar nga Ora News qe te izoloj nje person ekstremist sikur Kastriot Myftaraj nga berja e kercenimeve terroriste:

“Ka ardhur në vëmendjen e kësaj ambasade që gjatë një debati televiziv në emisionin 360 gradë”, i cili ishte duke u shfaqur drejtpërdrejt në Ora News, në 16 janar, rreth orës 20:00, z. Kastriot Myftaraj, një prej pjesëmarrësve në këtë program ka bërë, kërcënoi me vdekje Shkëlqesinë e Tij, Presidentin Recep Tayyip Erdogan, President i Republikës së Turqisë, nëse ai vjen ndonjëherë për vizitë në Shqipëri.

Unë besoj se kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj jetës së një kryetari shteti, në trajtën e gjuhës së urrejtjes, nuk mund të interpretohet dhe tolerohet brenda kontekstit të lirisë së fjalës ose lirisë së shtypit.

Për më tepër, personi në fjalë, i cili shpërndan urrejtjen e tij intensive gjatë një programi televiziv, është një individ i njohur si i diskredituar dhe i korruptuar, sipas opinionit publik shqiptar. Prandaj ne vlerësojmë se që t’ i jepet mundësi një personi të tillë në kohën më të rëndësishme televizive, që lirisht të kërcënojë Presidentin e Republikës së Turqisë, nuk është e pajtueshme me qëndrimin e dyanshëm, seriozitetin dhe rëndësinë e televizionit tuaj me prestigj.

Në anën tjetër, unë dua që të sjell në vëmendjen tuaj miqësore, se përdorimi i mjeteve ligjore ndaj z. Kastriot Myftaraj, mbetet një mundësi për këtë ambasadë në të ardhmen.”

Me poshte eshte linku ku Kastriot Myftaraj ne mbeshtetje te ekstremisteve katolike te Mirdites qe sulmuan flamurin turk ne Qafe Molle, ben kercenim terrorist per presidentin e Turqise:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne