Përfaqësuesit e besimeve fetare dalin në krah të studentëve

Të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vendin tonë kanë dalë në një deklaratë të përbashkët ditën e sotme, duke mbështetur protestat e studentëve.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Katolike, përfaqësues të komunitetit të bektashinjve janë shprehur se kauza e drejtë e studentëve duhet të përkrahet nga qeveria dhe qytetarët.

Ata vlerësuan të drejta kërkesat e studentëve duke thënë se të gjithë kanë të drejtën e ndjekjessë Universitetit, pavarësisht gjendjes ekonomike që mund të kenë, dhe të varfërit nuk duhet të ndjehen të përjashtuar.

Nga ana tjetër protesta e studentëve vijon edhe sot përpara kryeministrisë pavarësisht temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të shiut që kanë pushtuar Tiranën./ faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne